Vaksina me detyrim për nxënësit mbi 12 vjeç në Los Anxhelos – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vaksina me detyrim për nxënësit mbi 12 vjeç në Los Anxhelos

21:13 | 27/09/2021
në Bota, Kryesore
0

Drejtoria arsimore e qyteti Los Anxhelos do të kërkojë që të gjithë nxënësit mbi moshën 12 vjeç të vaksinohen plotësisht deri në janar, nëse duan të ndjekin shkollën, duke u bërë kështu distrikti më i madh shkollor në Shtetet e Bashkuara që vendos një rregull të tillë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Angelina Bagdasaryan, bisedoi me ekspertët dhe banorët për këtë udhëzim të ri.

Nxënëset Zayna dhe Sara e mirëpritën me kënaqësi lajmin se qyteti i Los Anxhelosit do të kërkojë që të gjithë nxënësit mbi moshën 12 vjeç të vaksinohen plotësisht deri në janar, nëse duan të ndjekin shkollën.

“Do t’i mbrojë të gjithë nga COVID-i. Mendoj se duhet të shpëtojmë nga COVID-i sa më shpejt të jetë e mundur. Unë jam e vaksinuar, të gjithë në familjen time janë të vaksinuar!”, thotë Zayna.

Read more

Ngushtica të jetë plotësisht funksionale –

Do të përmirësojë situatën për shoferët dhe bizneset –

Mbappe qetëson stafin dhe tifozët e Realit, rikthehet në stërvitje për sfidën me Bayern –

Ç’po ndodh në godinat e drejtësisë, SPAK lidhet me tunel me GJKKO-në –

“Mendoj se është më mirë për shëndetin e njerëzve!”, thotë Sara.

Duke filluar nga janari 2022, nxënësit e shkollave publike në Los Anxhelos do të jenë në gjendje të ndjekin shkollën vetëm nëse vërtetojnë se janë të vaksinuar. Kjo e bën atë distriktin më të madh shkollor në vend që jep një udhëzim të tillë.

“Ky është një vendim i vështirë në shumë fronte. Është e lehtë të presim që dikush të na thotë çfarë të bëjmë. Los Anxhelosi po udhëheq, sepse kështu duhet. Komunitetet tona nuk mund të presin”, thotë Monica Garcia, nga drejtoria arsimore e qytetit Los Anxhelos.

Udhëzimi vlen për 225 mijë nxënës nga klasa e gjashtë deri tek klasa e 12-të e shkollës së mesme. Autoritetet lokale raportojnë se shumë fëmijë mbi 12 vjeç tashmë janë vaksinuar, por rreth 80 mijë fëmijë mbeten të pavaksinuar. Një pjesë e madhe e prindërve mbështesin udhëzimin e ri.

“Mendoj se është mirë për ta (fëmijët), sepse ke më shumë siguri i vaksinuar se sa i pavaksinuar”, thotë Carmen, banore e Los Anxhelosit.

Të tjerët, megjithatë, i kundërshtojnë me forcë rregullat e reja.

“Nuk e mbështes. Nuk mendoj se ka ende studime të mjaftueshme për të kuptuar vërtet se cilat janë efektet. Unë nuk jam në asnjë mënyrë kundra vaksinave, por mendoj se kemi nevojë për pak më shumë hulumtime”, thotë Lamar, banor i Los Anxhelosit.

Ata që kundërshtojnë vaksinimet e detyrueshme për nxënësit e shkollave po luftojnë gjithashtu kundër rregullit për maskat që është aktualisht në fuqi në Kaliforni. Si nxënësit ashtu edhe stafi i shkollës duhet të mbajnë maska në shkollë dhe të bëjnë një test për COVID-in çdo javë.

Profesori i sëmundjeve infektive Timothy Brewer beson megjithatë se së shpejti vaksinimi do të jetë i detyrueshëm jo vetëm për fëmijët mbi 12 vjeç, por edhe për fëmijët më të vegjël, pasi të miratohet nga shkencëtarët.

“Aktualisht po bëhen studime për sigurinë e vaksinave për fëmijët nën 12 vjeç. Mendoj se pasi t’i kemi këto të dhëna, atëherë do të shohim udhëzime edhe për fëmijët më të vegjël”, thotë Timothy Brewer, profesor i sëmundjeve infektive.

Zoti Brewer beson se edhe drejtori të tjera arsimore në të gjithë vendin do të ndjekin së shpejti shembullin e qytetit Los Anxhelos dhe do t’i bëjnë të detyrueshme vaksinimet për nxënësit e shkollave.

Etiketa: COVID-19los angelosMbi 12 vjecnxenesitvaksina

Të Lidhura

Ngushtica të jetë plotësisht funksionale –

Ngushtica të jetë plotësisht funksionale –

nga 27
15:35 | 13/04/2026
0

Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha se Mbretëria e Bashkuar nuk do ta mbështesë bllokadën e porteve iraniane nga Shtetet e...

Do të përmirësojë situatën për shoferët dhe bizneset –

Do të përmirësojë situatën për shoferët dhe bizneset –

nga 27
15:21 | 13/04/2026
0

Gjermania po planifikon një ulje të përkohshme të taksave të karburantit pas bisedimeve midis udhëheqësve të partive të koalicionit. Kancelari Friedrich...

Mbappe qetëson stafin dhe tifozët e Realit, rikthehet në stërvitje për sfidën me Bayern –

Mbappe qetëson stafin dhe tifozët e Realit, rikthehet në stërvitje për sfidën me Bayern –

nga 27
15:03 | 13/04/2026
0

Real Madridi ka marrë një lajm shumë pozitiv në prag të sfidës vendimtare ndaj Bayern Munich në Champions League. Kylian...

Ç’po ndodh në godinat e drejtësisë, SPAK lidhet me tunel me GJKKO-në –

Ç’po ndodh në godinat e drejtësisë, SPAK lidhet me tunel me GJKKO-në –

nga 27
14:45 | 13/04/2026
0

Një ndërhyrje në godinat e SPAK dhe GJKKO ka nisur të kryhet ditët e fundit. Siç duket edhe në foton...

Para
Megaskandali/ Tentakulat e inceneratorëve 30 milionë euro nga ujësjellësat

Megaskandali/ Tentakulat e inceneratorëve 30 milionë euro nga ujësjellësat

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ngushtica të jetë plotësisht funksionale –

Ngushtica të jetë plotësisht funksionale –

15:35 | 13/04/2026
Do të përmirësojë situatën për shoferët dhe bizneset –

Do të përmirësojë situatën për shoferët dhe bizneset –

15:21 | 13/04/2026
Mbappe qetëson stafin dhe tifozët e Realit, rikthehet në stërvitje për sfidën me Bayern –

Mbappe qetëson stafin dhe tifozët e Realit, rikthehet në stërvitje për sfidën me Bayern –

15:03 | 13/04/2026
Ç’po ndodh në godinat e drejtësisë, SPAK lidhet me tunel me GJKKO-në –

Ç’po ndodh në godinat e drejtësisë, SPAK lidhet me tunel me GJKKO-në –

14:45 | 13/04/2026
Rrëmbyen një 32-vjeçar dhe më pas e dhunuan, arrestohen dy persona, një në kërkim (Emrat) –

Rrëmbyen një 32-vjeçar dhe më pas e dhunuan, arrestohen dy persona, një në kërkim (Emrat) –

14:27 | 13/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Ngushtica të jetë plotësisht funksionale –
  • Do të përmirësojë situatën për shoferët dhe bizneset –
  • Mbappe qetëson stafin dhe tifozët e Realit, rikthehet në stërvitje për sfidën me Bayern –
  • Ç’po ndodh në godinat e drejtësisë, SPAK lidhet me tunel me GJKKO-në –
  • Rrëmbyen një 32-vjeçar dhe më pas e dhunuan, arrestohen dy persona, një në kërkim (Emrat) –
  • Vjedhje e hapur me fondet publike, pas një viti shembet rruga në Shkozë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ngushtica të jetë plotësisht funksionale –
  • Do të përmirësojë situatën për shoferët dhe bizneset –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com