Violina që digjte – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Violina që digjte

17:55 | 21/09/2021
në Kryesore
0

Nga Artan Gjyzel Hasani

Shumëkush mund të ketë pasur një histori të vjetër me një piano, këngë, penel apo telajo. Ndonjëherë historizë e trishtë dhe e paharrueshme.

Duhet të kem qenë në klasë të parë fillore kur u përzgjodha mes shumë nxënësve konkurues për të filluar kursin e violinës.

Read more

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Katër nxënës gjithsej nga shkollat e qytetit tonë të varfër e të vogël. Çdo të dielë dhe vetëm një violinë e vjetër në shërbim të ëndrrës së të katërtëve.

Mësues Nuredini e kalonte violinën nga njëri nxënës te tjetri dhe në fund erdhi radha ime. Por unë isha mëngjërash dhe duheshin ndërruar telat. Të gjithë rrinim me sytë mbërthyer te gishtërinjtë e mesuesit që tendosnin telat një e nga një mbi qafën e kuqëremtë të violinës. Ky ritual përsëritej sa herë që më vinte radha për t’u ushtruar në vendosjen e harkut mbi telat.

Pas dy orëve mësimi i parë mbaroi dhe mësuesi kishte mbetur i kënaqur shumë nga shpejtësia me të cilën e kisha përvetësuar. Zemra sa nuk po më çahej nga kënaqësia dhe vrapova me të katra drejt shtëpisë.

“O ma, mësuesi i violinës tha që isha më i miri sot!”, i thashë nënës që më hapi derën. Por fytyra e saj shprehte dëshpërim dhe sytë iu përlotën.

“ Ti nuk do të shkosh më në klasën e violinës. Sapo më telefonoi mësuesi dhe më tha që është problem fakti që ti je mëngjërash dhe ndërrimi i telave të violinës sa herë vjen radha jote krijon vonesë të madhe për nxënësit e tjerë.”

Ai çast do të ketë qenë i pari në jetën time që më dha të kuptoj se zemra dhemb vërtet nga dëshpërimi. U mbylla në dhomën e fëmijëve dhe dola që andej vetëm pasi më ishin qetësuar sytë e ënjtur dhe dhimbja në gjoks.

Që atë ditë i urreva violinat që i doja aq shumë dhe u rrija larg kur rastiste ndonjë koncert apo dasëm në oborret e pallateve.

Më digjte aq keq në gjoks kujtimi i violinës sime të pamundur dhe trauma dukej e përhershme.

Kështu kaluan vitet, hyra në adoleshencë bashkë me violinën që digjte brenda vetes.

Më vonë arrita ta harroj, nisa të shkruaj poezi, por asnjëra prej tyre nuk kishte një violinë brenda vargjeve.

Shumë vite më pas valët e jetës më hodhën në Athinë, ku një mbrëmje dhjetori, ndërsa po pija konjak në një bar periferik, nga kënga që po luhej dëgjova fjalën “burning violin”. Kisha shumë vite që e kisha harruar violinën time djegëse që kurrë nuk u bë e imja, dhe në ato çaste çuditërisht nuk e kisha ndjerë dhimbjen në gjoks. Përkundrazi. Ishte diçka e ëmbël si nanuritje ajo që kisha ndjerë.

Ishin dashur aq shumë vite që trauma e violinës që digjte të shuhej në harresë, dhe atë mbrëmje dimri kishte mjaftuar veç një çast që harresa të shndërrohej në një mall po aq djegës.

I kërkova gruas përtej banakut nëse ishte e mundur të luhej përsëri ajo “burning violin” dhe ashtu ndodhi.

Në fund e pyeta për atë këngë të bukur që më kishte bërë për vete menjeherë.

Ishte “Dance me to the end of love” dhe ai zë i errët dhe i thellë që e dëgjoja për herë të parë i përkiste Leonard Cohen-it.

Etiketa: Artan Gjyzel Hasaniburning violinDance me to the end of loveLeonard CohenmëngjërashtelatViolina që digjtevioline

Të Lidhura

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

nga 27
15:29 | 05/06/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka dërguar një letër të hapur presidentit rus Vladimir Putin, ku propozon një takim...

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

nga 27
13:43 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati...

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Para
Ndërron jetë një 79-vjeçar, viktima e 11 e COVID-19 në Shqipëri

Shënohen 872 raste të reja me COVID dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit në Shqipëri

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

15:29 | 05/06/2026
A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com