Talebanët vendosën në krye të Ministrisë së Brendshme terroristin më të kërkuar nga FBI, vjen reagimi i parë nga amerikanët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Talebanët vendosën në krye të Ministrisë së Brendshme terroristin më të kërkuar nga FBI, vjen reagimi i parë nga amerikanët

16:48 | 08/09/2021
në Bota, Kryesore
0

Shtetet e Bashkuara thonë se po analizojnë njoftimin e talebanëve për një qeveri të përkohëshme në Afganistan dhe se “e kanë bërë të qartë qëndrimin se populli afgan meriton një qeveri gjithëpërfshirëse.”

“Ne do të vazhdojmë të kërkojmë nga Talebanët që të respektojnë angazhimin për të lejuar largimin e sigurt për shtetasit e huaj dhe afganët me dokumente udhëtimi, përfshirë lejimin e fluturimeve për avionët që janë gati shkojnë jashtë Afganistanit në destinacionet e mëtejshme për të cilat është rënë dakord,” i tha Zërit të Amerikës një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

“Ne gjithashtu përsërisim se presim që talebanët të japin siguri që territori afgan të mos përdoret për të kërcënuar ndonjë vend tjetër dhe të lejojë qasje humanitare në mbështetje të popullit afgan. Bota po e ndjek me vëmendje situatën”, tha zëdhënësi.

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Talibanët shpallën të martën një qeveri islamike të përkohëshme, duke thënë se ajo do të drejtohet nga Mullah Hasan Akhundi, një bashkëpunëtor i ngushtë i themeluesit të lëvizjes islamike, Mullah Omar.

Njoftimi erdhi një ditë pasi talebanët deklaruan se kishin pushtuar provincën veriore të Panjshirit, duke i dhënë fund bazës së vetme të rezistencës së armatosur ndaj sundimit të tyre në vendin e shkatërruar nga konflikti.

Zëdhënësi kryesor i talebanëve Zabihullah Mujahid tha në një konferencë shtypi në Kabul se të gjitha emërimet ishin në detyrë dhe se krerët e ministrive të tjera do të emërohen së shpejti.

Akhund, që besohet të jetë në të 60-at, vjen nga provinca jugore afgane e Kandaharit, ku është themeluar lëvizja Talebane. Ai kishte udhëhequr këshillin drejtues të grupit, i cili kishte urdhëruar sulme kryengritëse kundër Shteteve të Bashkuara dhe forcave aleate gjatë gati 20 viteve të luftës.

Mulla Abdul Ghani Baradar, kreu i zyrës politike të grupit, do të shërbejë si zëvendëskryeministër në qeverinë e përkohëshme. Sirajuddin Haqqani do të jetë ministër i brendshëm.

Amir Khan Muttaqi do të jetë ministër i jashtëm dhe Mohammad Yaqoob, i biri i Omarit, do të jetë ministri në detyrë i mbrojtjes, shtoi zëdhënësi Mujahid.

Haqqani është kreu i rrjetit Haqqani, i përfshirë nga Shtetet e Bashkuara në listën e organizatave terroriste globale.

Uashingtoni ka ofruar një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për informacionin që ndihmon për arrestimin e Haqkanit nën akuzat për drejtimin e sulmeve vdekjeprurëse kundër forcave amerikane dhe aleate në Afganistan. SHBA e denoncon rrjetin Haqqani si “grupi kryengritës më vdekjeprurës dhe më i sofistikuar”.

Shefi i talebanëve Hibatullah Akhundzada do të jetë udhëheqësi suprem i përgjithshëm i qeverisë, ose “Emiratit Islamik të Afganistanit,” tha Ahmadullah Wasiq, ministri në detyrë i informacionit, ndërsa fliste me gazetarët pas konferencës për shtyp të së martës.

Grupi radikal rimori pushtetin në Kabul muajin e kaluar pasi pushtoi pjesën tjetër të vendit në një javë përparimi të shpejtë në fushën e betejës ndërsa trupat amerikane dhe aleate tërhiqeshin nga vendi. Mungesa e mbështetjes vendimtare ushtarake të huaj çoi në kolapsin e forcave të qeverisë afgane.

Talebanët që atëherë kanë siguruar afganët dhe vendet e huaja se do të vendosin një “qeveri gjithëpërfshirëse” në vend dhe nuk do të rikthejnë sundimin e tyre të ashpër islamik të viteve 1990, të shoqëruar nga një sistem brutal i drejtësisë dhe ndalimi i grave dhe vajzave nga jeta publike. Deri tani, të gjithë personat e emëruar në kabinetin kujdestar janë anëtarë talebanë.

Presidenti amerikan Joe Biden, kur u pyet të hënën nëse administrata e tij do të njihte talebanët, tha: “Jo. Është një rrugë e gjatë.”

Të martën, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki përsëriti se nuk kishte nxitim për njohje.

“Do të varet nga hapat që ndërmarrin talebanët. Të gjithë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, do të shikojnë nëse do të lejohen qytetarët amerikanë dhe qytetarët e vendeve të tjera të largohen, nëse lejojnë individët që duan të largohen nga vendi të largohen, si i trajtojnë gratë dhe vajzat në të gjithë vendin. ”

SHBA dhe komuniteti global në përgjithësi u kanë kërkuar talebanëve të sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të ndërpresin lidhjet me terroristët e Al-Kaidës dhe të përfshijnë në përfaqësim të gjitha etnitë afgane nëse duan të mbeten pjesë e bashkësisë ndërkombëtare.

Kombet e Bashkuara theksuan të martën, ndërsa reaguan ndaj njoftimit të talebanëve, se vetëm një zgjidhje e negociuar dhe gjithëpërfshirëse do të sjellë paqe të qëndrueshme në Afganistan.

“OKB -ja mbetet e angazhuar për të kontribuar në një zgjidhje paqësore; mbështetja e të drejtave të njeriut të të gjithë afganëve, veçanërisht grave dhe vajzave; nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm; dhe sigurimi i ndihmës humanitare jetike dhe mbështetja kritike për civilët në nevojë”, tha zëdhënësi i OKB -së Farhan Haq në konferencën e përditshme të shtypit në Nju Jork.

Michael Kugelman, zëvendës drejtor i programit të Azisë në Qendrën Wilson, vuri në dukje se në të gjitha pozicionet kryesore janë emëruar udhëheqësit talebanë. “Nuk është aspak gjithëpërfshirëse dhe kjo nuk është për t’u habitur. Talebanët nuk kishin lënë kurrë të kuptohej se mes ministrave të kabinetit të tij do të përfshiheshin elementë të tjerë përveçse nga lëvizja e tyre,” shkruante Kugelman në Twitter.

Të paktën 10 persona në kabinetin 33-anëtarësh Talebanë të shpallur të martën ishin pjesë e ekipit të grupit që negocioi marrëveshjen e paqes të shkurtit 2020 me SHBA-në, që i hapi rrugën tërheqjes së të gjitha forcave të huaja nga gati 20 vjet luftë në Afganistan. Tërheqja ushtarake përfundoi më 31 gusht, në përputhje me direktivat e presidentit Biden.

Richard Green dhe Nike Ching kontribuuan për këtë artikull.

Etiketa: amerikaneFBIMinistria e BrendshmeTalebanetterrorist

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
“Të mjaftoi një rrugë dhe ca takime, do të të heq nga..”. Paloka irritohet me Zhakun

"Të mjaftoi një rrugë dhe ca takime, do të të heq nga..”. Paloka irritohet me Zhakun

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com