Europës: Leksione të mbrapshta me Kanun – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Europës: Leksione të mbrapshta me Kanun

09:30 | 06/09/2021
në Kryesore
0

Nga Mehmet Elezi

Njeriu i gjatë, që ulet në zyrën e kryeministrit, po ngatërrohet në këmbët e veta. Po e humb rrugën në oborr. Mençuri është mos me folë për një vepër që nuk e njeh. Mençuri është që, kur bën vlerësime përgjithësuese, të paktën të kesh lexuar tërë veprën dhe jo ndonjë paragraf kalimthi, si nxënësit kopjacë.

I thotë Europës: “…duhet të jemi krenarë se kushtetuta jonë e parë, edhe pse nuk ishte një kushtetutë e mirëfilltë, ishte një kanun, që nuk synonte institucionet demokratike, por…”.

Read more

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

E kundërta është e vërtetë. Kanuni synonte pikërisht institucionet demokratike, Kanuni është kushtetutë e Vetëqeverisjes Demokratike. Thelbi i tij është demokracia; parake, por gjithsesi demokraci. Në Kanun “Fuqia supreme asht në dorë të popullit, i cili e zbaton me rastin e mbledhjeve të veta, që quhen kuvend-i” (Hahni). “Në kuvend sa të flasë njani, tjerët do të ndigjojnë e të heshtin” (Kanuni). “Çfarëdo fjale e pune me vu dera e Gjomarkut, po s’i ndejtën a s’e pëlqyen krenët e dheut, s’ngul e s’xen vend” (Kanuni).

Në Kanun:

-nuk njihen klasat, racat, kastat;

-sipas tij gjaku është i barabartë; gjaku i princit është i barabartë me gjakun e shërbëtorit;

-liria është e shenjtë; Kanuni nuk njeh  skllevër e bujkrobër; njeh vetëm njerëz të lirë; askush s’guxon me e prekë lirinë e tjetrit;

-nuk njihet urrejtja a përçmimi për popuj ose fe të tjera;

-prona private është e paprekshme; kurrkush s’ka tagër me vu dorë në të;

-nderi e dinjiteti i tjetrit janë të pacenueshëm;

-kultura e pajtimit janë negociatat;

-…

Nuk po ndalem te pasaktësi dytësore në mësimdhënien që i bën Europës njeriu i gjatë, që ulet në zyrën e kryeministrit. Thotë: “Në Kanun thuhet se shtëpia e shqiptarit është shtëpia e Zotit dhe e mikut. Përkthimi perfekt do të ishte “Shtëpia e Zotit dhe udhëtarit”. Jo, udhëtari nuk është njëjtë me mikun. Udhëtarët janë pa fund. Mik është vetëm ai që të vjen në derë ose që ha bukën tënde.

Prandaj E. Hoxha e sulmoi për vdekje Kanunin. Jo për “skllavërimin” e gruas, Kanuni e ngre lart gruan, vetëm prifti e gruaja nuk mund të vriten, si qenie më afër Zotit. Nuk e sulmoi për gjakmarrjen, Kanuni e frenon gjakmarrjen. E goditi pikërisht, sepse është kushtetutë demokratike, pararendëse e parlamentarizmit të sotëm.

Shënim: Për ata që mund të jenë të interesuar, më hollësisht e kam trajtuar në librin “Hebrenjtë dhe Republika e Kanunit”, botim i dytë i plotësuar.

Etiketa: Europës: Leksione të mbrapshta me KanunGjomarkuHebrenjtë dhe Republika e KanunitkanunKuvendMehmet Elezipajtimi

Të Lidhura

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

Para

Nis zbatimi i masave anti-COVID/ Kaos në Morinë. Radhë kilometrike për të hyrë në Kosovë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com