Ministria e Jashme greke: Kërkohet marrëdhënie e mirë mes vendeve fqinje, të respektohen faktet historike. Marrëdhënia e mirë mes fqinjve garanton stabilitet në rajon
Ministria e Jashtme greke e vlerëson të papranueshme deklaratën e kryeministrit, Edi Rama, një ditë më parë, lidhur me Çështjen Çame.
Në Kongresin e PDIU-së, Rama tha se është absurd Ligji i Luftës mes dy vendeve dhe se me ministrin e Jashtëm grek, i cili vjen nesër në Tiranë do të flasim për këtë çështje dhe për zgjidhjen e Çështjes Çame.
Përmes një deklarate për shtyp të publikuar në faqen e saj zyrtare online Athina i quan “të papranueshme” deklaratat.
“Shqipëria duhet të kuptojë se kursi i saj europian varet nga zbatimi pesë prioriteve. Shqipëria duhet të respektojë vendimet e gjykatave dhe të mos ngrejë çështje inekzistente. Kërkohet marrëdhënie e mirë mes vendeve fqinje, të respektohen faktet historike. Marrëdhënia e mirë mes fqinjve garanton stabilitet në rajon”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke.
Duket se qëndrimet e djeshme të kryeministrit kanë shkaktuar acarim, pasi kreu i qeverisë shqiptare, mbajti një qëndrim të fortë e të qartë në mbështetje të zgjidhjes së Çështjes Çame.