Raporti i OKB-së për ndryshimin e klimës duhet të shërbejë si një kambanë alarmi për të gjithë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti i OKB-së për ndryshimin e klimës duhet të shërbejë si një kambanë alarmi për të gjithë

10:35 | 10/08/2021
në Bota, Kryesore
0

“Të gjithë duhet të frikësohemi nga ky raport. Ne jemi në një gropë, të cilën ende po e gërmojmë.” Me këto fjalë, profesori britanik Dave Riey nga Universiteti i Edinburgut nisi raportin e Panelit Ndërqeveritar të OKB -së për Ndryshimet Klimatike (IPCC), i cili u botua dje, shkruan kathimerini.

Ky raport është produkt i një bashkëpunimi prej 234 shkencëtarëve nga 66 vende, të cilët analizuan rreth 14,000 studime shkencore. Raporti me të drejtë u përshkrua si një “alarm i kuq” për njerëzimin nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.

Stuhia e parë e shiut

Read more

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Përfundimi kryesor i raportit të rëndësishëm është se, përkundër angazhimeve të marra nga pothuajse të gjitha shtetet në Konferencën e Parisit, në 2015, ngrohja globale po ecën me një ritëm më të shpejtë nga sa ne prisnim dhe se disa efekte të ndryshimit të klimës janë të pashmangshme dhe ndoshta të pariparueshme, raporton abcnews.al

Në këtë sfond, fenomenet e këqija që kanë ndodhur në shumë vende të botës këtë verë, të tilla si zjarret e mëdha në Kaliforni, Siberi, Turqi, Greqi dhe Itali, si dhe përmbytjet vdekjeprurëse në Gjermani, do të intensifikohen në vitet e ardhshme.

“Nëse mendoni se e gjithë kjo është shumë serioze, mendoni se ajo që po shohim sot është vetëm stuhia e parë,” tha Christina Dahl, një klimatologe.

Raporti i IPCC përshkruan pesë skenarë të mundshëm, në varësi të shkallës të emëtimeve gjatë viteve të ardhshme. Në të gjitha rastet, temperatura e planetit pritet të rritet me 1.5 gradë Celsius deri në vitin 2040 në krahasim me epokën paraindustriale.

Nëse merret parasysh se ngjarjet ekstreme të motit tashmë po intensifikohen, në një kohë kur temperatura e planetit është rritur “vetëm” me 1.1 gradë në krahasim me epokën paraindustriale, kjo tregon atë që ne duhet të presim gjatë dekadave të ardhshme.

Marrëveshja e Parisit synon të “ të mos lejojë” rritjen e temperaturave në dy gradë Celsius dhe, nëse është e mundur, në 1.5 gradë deri në fund të shekullit.

“Kambanat e alarmit po bien,” tha Guterres në një deklaratë për IPCC. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së u ka bërë thirrje qeverive të kombeve të industrializuara të ndërmarrin veprime drastike në Samitin Botëror të Ndryshimit të Klimës, i cili fillon në Glasgow më 1 nëntor.

Një apel i ngjashëm u bë edhe nga Boris Johnson. “Shpresoj që raporti i IPCC të jetë një kambanë alarmi për të gjithë botën, në mënyrë që të mund të ndërmarrim veprime të menjëhershme para se të mblidhemi në samitin vendimtar të Glasgow,” tha ai.

Autorët e raportit vlerësojnë se disa nga efektet e ngrohjes globale janë tashmë të pariparueshme pasi me shkrirjen e akullit në pole dhe në Grenlandë, nivelet e oqeanit do të vazhdojnë të rriten “për shekuj apo edhe mijëvjeçarë”.

Gjithashtu nuk mund të përjashtohet një rritje e nivelit të detit deri në dy metra deri në fund të shekullit. Sidoqoftë, jo gjithçka ka humbur në betejën për të parandaluar katastrofën universale. Nëse qeveritë marrin masa të menjëhershme për të neutralizuar emetimet e karbonit deri në vitin 2050, atëherë ngrohja globale mund të mbahet në kontroll.

E ardhmja

Deri atëherë, e ardhmja duket e vështirë. Valët ekstreme të nxehtësisë, të cilat dikur kanë prekur zonat një herë në 50 vite, tani pritet të ndodhin çdo dekadë për shkak të rritjes së temperaturave, dhe stuhitë katastrofike, përmbytjet dhe thatësira do të bëhen edhe më të zakonshme.

Sipas raportit, pesë vitet e fundit kanë qenë më të ngrohtat që nga viti 1850, kur filluan të mblidheshin të dhënat meteorologjike dhe se nivelet e detit tani janë tre herë më të larta se mesatarja e viteve 1901-1970.

Në raportin e tij të mëparshëm, në 2013, IPCC tha se ngrohja globale pritej të ndodhte për shkak të aktivitetit njerëzor sesa luhatjeve periodike natyrore.

Këtë herë deklarata e tij u vërtetua: “Është e padiskutueshme që aktiviteti njerëzor është ai që ka ngrohur atmosferën, oqeanet dhe tokën”, thanë autorët, duke theksuar se gjatë dekadës së fundit lloji i karburanteve fosil, prodhimi i energjisë elektrike, bujqësia dhe industria e kanë përkeqësuar edhe më shumë fenomenin.

Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

Etiketa: Ndryshimi i KlimesRaporti i OKB

Të Lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

nga 27
22:36 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

22:32 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

nga 27
22:14 | 04/04/2026
0

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Para
“Defender Europe 21”, Basha: NATO një aleancë politiko-ushtarake me bazë demokracinë

33 vite nga ekzekutimi i Havzi Nelës: Mësojmë nga vargjet e tij se asnjë regjim nuk është i përjetshëm

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com