33 vite nga ekzekutimi i Havzi Nelës: Mësojmë nga vargjet e tij se asnjë regjim nuk është i përjetshëm – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

33 vite nga ekzekutimi i Havzi Nelës: Mësojmë nga vargjet e tij se asnjë regjim nuk është i përjetshëm

11:15 | 10/08/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kujtuar poetin Havzi Nela në 33-vjetorin e vdekjes së tij. Në një postim në Facebook, kryedemokrati shkruan se ekzekutimi i poetit u krye “grahmat e fundit të bishës totalitare.”

Basha shprehet se në këtë ditë, “të kujtosh nuk do të thotë thjesht të mos harrosh, por të jetosh në përmbushje të amanetit të martirit të lirisë.”

Lideri i demokratëve thotë se nga jeta dhe vargjet e Nelës mësojmë se asnjë regjim nuk është i përjetshëm dhe se detyra e secilit është të ngrejë krye kurdo dhe kudo, kur liritë dhe të drejtat dhunohen.

Read more

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

POSTIMI

33 vite më parë, regjimi gjakatar komunist në Shqipëri ndërmori një nga aktet më barbare, duke ekzekutuar me varje në litar poetin, mësuesin dhe intelektualin, Havzi Nela.

Ekzekutimi mizor u krye në grahmat e fundit të bishës totalitare. Atëherë kur era e lirisë po sfidonte ideologjinë kriminale që ndau Europën dhe kur spazmat e diktaturës ishin të dukshme kudo, dënimi me vdekje i poetit disident në prag të zhvillimeve demokratike, ishte një akt sa për të goditur shpirtin e rezistencës, aq edhe hakmarrje ndaj guximit me të cilin Havzi Nela sfidoi me jetën dhe veprën e tij diktaturën.

Kjo hakmarrje primitive u bë për t’i fshehur shqiptarëve dhe botës mbarë ekzistencën e njerëzve si Havzi Nela që edhe në ditët më të errëta të regjimit totalitar, qëndruan me sytë nga Perëndimi, duke i kënduar lirisë dhe demokracisë, në mbrojtje të rrënjëve tona, që “lindin aty ku dielli perëndon”.

Mirëpo atë që nuk e bëri dot burgu, tortura dhe internimi, nuk e bëri dot as vrasja, e cila e përjetësoi Havzi Nelën, sepse frika me të cilin regjimi sundonte, nuk qe kurrë më e fortë se dashuria për liri, demokraci dhe atdhe.

Në këtë ditë, të kujtosh nuk do të thotë thjesht të mos harrosh, por të jetosh në përmbushje të amanetit të martirit të lirisë.

Vetëdija patriotike e Havzi Nelës se regjimi lirivrasës ishte i papajtueshëm me shpirtin e shqiptarit, është një mësim i vlefshëm për të gjitha kohërat, e në veçanti kur koha ka sjellë në trajta të tjera regjimin dhe bijtë dhe bijat e papenduar të xhelatëve të Havzi Nelës. Ne mësojmë nga jeta dhe vargjet e tij se asnjë regjim nuk është i përjetshëm, se detyra e secilit është të ngrejë krye me guxim, kurdo dhe kudo, kur liritë dhe të drejtat dhunohen dhe perspektiva perëndimore e Shqipërisë rrezikohet.

Mbi të gjithë na rëndon pesha e përgjegjësisë jo vetëm për të nderuar patriotin e pathyeshëm dhe poetin martir, por për tu ngritur në lartësinë e veprës kurajoze të Havzi Nelës. Zemërzjarrtë dhe të gatshëm për të bërë çdo betejë për liri dhe për Shqipërinë demokratike dhe europiane. Lavdi përjetë Havzi Nelës!”

Etiketa: Havzi Nelakreu i PDLulzim Basha

Të Lidhura

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

nga 27
12:42 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tivat, komentoi edhe protestat kundër projektit të...

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

nga 27
12:12 | 05/06/2026
0

Të kapluar nga dhimbja, familjarët e policit Enea Mekolli, që u vra dje në krye të detyrës, vajtojnë sot humbjen...

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

nga 27
12:09 | 05/06/2026
0

FIFA vazhdon të sjellë risi për Kupën e Botës 2026 dhe një prej ndryshimeve më të mëdha do të prekë...

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

nga 27
12:04 | 05/06/2026
0

Deputetja e PD, Elda Hoti në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ka bërë publike të dhëna mbi...

Para
Maltë, kapen 91.25 kg kokainë në tre kontejnerë, dy destinacion Durrësin

7 kg kokainë në ngarkesën me produkte peshku nga Ekuadori, lihet në burg menaxheri i kompanisë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026
E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

12:12 | 05/06/2026
Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

12:09 | 05/06/2026
365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

12:04 | 05/06/2026
Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

11:50 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –
  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –
  • Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –
  • Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com