Një 50 vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme nga Policia greke pasi tentoi të vriste bashkëshorten e tij me çekiç.
Mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi në ishullin e Kretës. Gruaja e 50 vjeçarit ka shkuar në Polici dhe ka bërë denoncimin kundër burrit të saj, raporton gazetari Shpëtim Zinxhiria.
Policia është vënë në lëvizje duke ushtruar kontroll në makinën e 50 vjeçarit, aty ku ka gjetur dhe armën e ftohtë me të cilën burri kërkoi të vriste gruan e tij.