Atmosfera e zjarrtë e finales së madhe “Euro 2020” mbledh në shesh Veliajn, Kim dhe Bucci-n
Finalja e madhe e “Euro 2020” u prit me një atmosferë të zjarrtë në “Tirana Fan Zone”, që prej fillimit të Evropianit është shndërruar në një stadium për të pritur tifozët të shijojnë së bashku lojën e skuadrave të tyre të preferuara.
Qindra tifozë të dy ekipeve, Anglisë dhe Italisë, “pushtuan” sheshin me flamuj për të mbështetur ekipet e tyre të zemrës.
Nga kjo festë e madhe, nuk kanë munguar edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili është shoqëruar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe deputetja Blerina Gjylameti, të cilët edhe kanë postuar një fotografi së bashku.
I pranishëm ishte dhe ambasadori Italian, Fabrizio Bucci që gëzoi nga Tirana titullin kampion Europe.
Sheshi “Skënderbej” ishte dje dhe vendi I preferuar për të gjithë yjet e artit dhe të showbizit shqiptar të cilët preferuan që finale ta shihnin në Tiranë.
Marrë nga shqiptarja.com