Mirë policia duhet të na ruaj… po policinë kush duhet ta ruajë?! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mirë policia duhet të na ruaj… po policinë kush duhet ta ruajë?!

15:07 | 28/06/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Të heshtësh, kur nuk ke ndonjë gjë të mençur për të thënë është mençuri më vete. Por, të flasësh plot arrogancë e të lëshosh çfarë të të vijë ndër mend, nuk është aspak e mençur.

Ministri ynë i Brendshëm shpjegoi sot se të vdësësh nga aksidenti, të vdesësh nga plumbat, nuk është fare po fare jo normale. Nuk ka polici që të bën derman në këtë paligjshmëri totale që ka kapluar Shqipërinë. Dhe këtë gjë plot krenari e pranoi vetë ministri i Brendshëm, një jurist i cili ka provuar të ishte dhe OPGJ. Nga fillimi deri në fund folklori i fjalimit të tij kishte shfajsim për çdo detyrë të policisë. Nga minuta e parë e konferencës së tij për shtyp deri në minutën e fundit ai foli për gjithçka, por vetëm për misionin e Policisë së Shtetit nuk foli. Nuk e kemi fjalën për misionin e saj në eter…, por për atë mision që i ka ngarkuar ligji kësaj policie. Ligji i Policisë së Shtetit qysh në nenin 2 të tij përcakton qartë dhe pastër: “Policia e Shtetit ka për mision ruajtjen e rendit e të sigurisë publike, ruajtjen e personaliteteve të larta shtetërore dhe objekteve të rëndësisë së veçantë, garantimin e zbatimit të ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe aktet ndërkombëtare, duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut”. Dhe jo më kot misioni është vendosur në nenin dy… jo për teknikë legjislative, por për politikanë të llojit të ministrit tonë që të lexojë shpejt pa e zënë koka duke shfletuar ligje. Më qartë se kaq nuk bëhet. Ky është misioni i policisë së shtetit. Por, ministri na tha që në rrugë bëni kujdes nga aksidentet, se dronet ende s’kanë ardhur nga Turqia… Natën, pasi të erret ruajuni vetë nga fqinji apo krimineli me pistoletë, se policia është në gjumë. Ministri u kujdes të përmend se në 01. 00 të natës nuk ka polici që të bën derman nga plumbat. Sigurisht që policia nuk lexon ligjin e jo më të lexojë mendjen e keqbërësve. Këtë e dimë.

Por, nuk dimë sa larg është Komisariati i Policisë së Velipojës nga vendi ku kërciti pushka në 1 të natës??!! Nuk dimë sa të thellë e kanë gjumin policët e turnit të tretë që nuk u zgjuan nga batareja e krismave dhe nga ulërimat e pushuesve që s’po gjenin vrimë ku të futeshin nga tmerri që panë. Megjithatë, ministri nguli këmbë në të tijën. Nuk ka dijeni policia për ndonjë konflikt të mundshëm mes dy familjeve, që e zgjidhën jo on line nga e-albania , sherrin mes tyre.

Read more

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

Pretendime ndaj gjyqtarëve/ “E fituam ndeshjen tonë”, reagimi i trajnerit Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë –

Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun –

Dakord, e marrim të mirëqenë këtë fakt. Në Komisariatin e Velipojës askush nga autorët apo viktimat nuk shkoi të njoftonte me shkrim se në një nga netët, kur policia të ishte në gjumë do dalin e do vrasin njëri tjetrin. Por… policia që kontollon territorin për çdo tullë që ndonjë fakir vendos pa lejen e Rilindjes, a nuk kishte dijeni që shezllongët po shëlleheshin në diell në një zonë pa lejen e askujt???!!!.

Meqënëse Ministri nuk e kupton dhe nuk e zbërthen dot nenin dy të ligjit mbi policinë e shtetit… ndonjë ligjbërës  i kujdesshëm ia ka shpjeguar më qartë ministrit dhe drejtorit të tij të policisë  në nenin 17 të gjitha detyrat e Policisësë Shtetit: “Detyrat 1. Detyrat e Policisë së Shtetit janë: a) mbron jetën, shëndetin, pronën publike dhe private; b) ruan rendin dhe sigurinë publike; c) parandalon, zbulon dhe heton, në përputhje me legjislacionin penal dhe procedural penal, veprat penale dhe autorët e dyshuar të kryerjes së tyre; ….. e) mbikëqyr dhe drejton trafikun rrugor në rrugë për përdorim publik, në përputhje me legjislacionin rrugor…”.

Më qartë se kaq nuk besoj se ka… Në cilën nga këto pika nuk dështoi policia e shtetit??!!!

Të kërkosh fajin kudo për një detyrë që ligji ia ka ngarkuar Policisë së Shtetit, duket se është bast i hedhur për njerëzit e këtij vendi… dhe sa do heshtin, teksa shohin që Ministri apo policia e tyre vetëm të ndëshkon dhe aspak nuk të mbron?!!

Dhe meqë jemi në Shkodër ku ndodhi pamundësia e radhës e shtetit për të mbrojtur qytetarët e saj… shkodranët kanë në kujtesë vitin e largët 1998, kur teksa digjej Komisariati i Policisë në atë kohë ministri i Brendshëm në detyrë doli dhe tha…: “Policia u gjend e papërgatitur, se ishte ditë pushimi. Madje, shkoi më tej, kur kërkoi ndihmë për policinë. Policia ruan rendin dhe jetën e qytetarëve… po policinë kush do ta ruajë?”,- deklaruan në atë kohë drejtuesit e Ministrisë së Brendshme. Mesa duket në 1998-n paska patur paksa më shumë përgjegjësi qeveria e asaj kohe.

Sot, ministri ynë i Brendshëm… s’ta përton… po dole në rrugë e po u zure me fqinjin natën… bëji derman vetes.

Etiketa: Bledi ÇuçiMinistri i BrendshëmMirë policia duhet të na ruaj... po policinë kush duhet ta ruajë?!Policia e Shtetitvrasjet ne vend

Të Lidhura

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

nga 27
22:02 | 04/04/2026
0

Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Gert-Jan Koopman. i ftuar në një panel të...

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

nga 27
21:36 | 04/04/2026
0

Mijëra persona u mblodhën në Tel Aviv për të protestuar kundër luftës, duke kërkuar ndalimin e operacioneve ushtarake, veçanërisht ndaj...

Pretendime ndaj gjyqtarëve/ “E fituam ndeshjen tonë”, reagimi i trajnerit Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë –

Pretendime ndaj gjyqtarëve/ “E fituam ndeshjen tonë”, reagimi i trajnerit Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë –

nga 27
21:08 | 04/04/2026
0

Trajneri i Partizanit, Kërnaja komentoi humbjen 0-2 ndaj Vllaznisë. “Nuk kam asgjë me djemtë. Ne e fituam ndeshjen tonë, kurse...

Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun –

Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun –

nga 27
20:53 | 04/04/2026
0

Vllaznia mori një fitore të rëndësishme për ambiciet e saj për të fituar titullin që i mungon prej 25 vitesh....

Para
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës merr disa masa kundër koronavirusit

4 raste të reja dhe asnjë viktimë nga COVID-19 brenda 24 orëve

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

21:36 | 04/04/2026
Pretendime ndaj gjyqtarëve/ “E fituam ndeshjen tonë”, reagimi i trajnerit Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë –

Pretendime ndaj gjyqtarëve/ “E fituam ndeshjen tonë”, reagimi i trajnerit Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë –

21:08 | 04/04/2026
Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun –

Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun –

20:53 | 04/04/2026
Punëtori afrikan në Shkodër plagoset në fabrikë dhe nuk tregon, ja si e zbulon policia –

Punëtori afrikan në Shkodër plagoset në fabrikë dhe nuk tregon, ja si e zbulon policia –

20:32 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –
  • Pretendime ndaj gjyqtarëve/ “E fituam ndeshjen tonë”, reagimi i trajnerit Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë –
  • Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun –
  • Punëtori afrikan në Shkodër plagoset në fabrikë dhe nuk tregon, ja si e zbulon policia –
  • Egnatian ‘likuidon’ Bylisin, Adjessa i jep fitoren me tripletë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com