Gjermania bën spektakël, Portugalia “gjunjëzohet” në Mynih (Film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania bën spektakël, Portugalia “gjunjëzohet” në Mynih (Film)

20:12 | 19/06/2021
në Kryesore, Sport
0

U luajt sot në “Allianz Arena” ndeshja më e bukur e këtij Europiani. Gjermania ka mundur të fitojë me shifrat 4-2 ndaj Portugalisë, pas ndeshje tërësisht të çmendur. Beteja nisi me dominimin total të Gjermanisë, që shënoi me Gosens në minutat e para, por një pozicion minimal jashtë loje anuloi gjithçka.

Ndërkohë që Gjermania sulmonte me gjithë forcat, Portugalia mundi të shënojë me një kundërsulm shumë të bukur të ndërtuar nga Bernardo Silva dhe Diogo Jota dhe të finalizuar nga kapiteni Ronaldo, që thellon rekordin e golashënuesit në Kampionatet Europiane (12). Pas golit të Portugalisë, Gjermania vazhdoi me të njëjtin ritëm dhe u luajt në një portë.

Read more

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Kuadrati në pjesën e parë ishte e mallkuar për lojtarët e Gjermanisë, që humbën raste pafund, por gjithmonë ekziston një zgjidhje. Këtë herë ata “detyruan” Portugalinë të shënojë dy rrjeta në portën e vet. Fillimisht Ruben Diaz e më pas Raphael Guerreiro në harkun e katër minutave (35′, 39′) përmbushën përmbysjen aq të rëndësishme të Gjermanisë.

Kjo e fundit në të dytën u kthye edhe më e pamëshirshme, teksa edhe lojtarët e saj u zhbllokuan dhe gjetën rrjetën. Kai Havertz dhe Robin Gosens gatuan golin e tretë në minutën e 51-të, me shokun e Gjimshitit asist-man dhe talentin e Chelseas si finalizues. Nëntë minuta më pas Gosens do të ndërronte rol.

Pas krosimit të Kimmich nga e djathta, 26-vjeçari nuk gaboi pranë portës dhe shënoi për 4-1, ndaj Portugalisë, që u duk e dorëzuar. Në fakt nuk ishte kështu sepse ata u rikthyen. Në minutën e 67, Ronaldo u bë sërish protagonist, këtë herë me një asist në limitet e fushës për Jotan, që shënoi pak centimetra nga vija fatale.

Ky gol i dha hijeshi ndeshjes sepse gjermanët nuk mund të ishin të relaksuar. Loja u bë më e barabartë dhe Portugalia ishte pranë golit të tretë, duke goditur shtyllën e Neuer. Gjithsesi deri në fund nuk kishte më gola dhe Gjermania merr tre pikët e para në këtë Europian dhe bën hap jetik për vazhdimin në këtë kompeticion.

Skuadra e Joachim Low numëron 3 pikë dhe renditet e dyta pas Francës, me pikë të barabarta me Portugalinë, të cilën e mundi në ndeshje direkte dhe i merr vendin në tabelë. Në ndeshjet e fundit në grupe, letra favorizon Gjermaninë, që sfidon Hungarinë dhe Portugalia ndeshet me Francën, në sfidën mes kampionëve.

Etiketa: Euro 2020GjermaniaPortugalia

Të Lidhura

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

nga 27
13:43 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati...

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Para
Në Mbretërinë e Bashkuar nis samiti G7

VOA: Ekspertët shohin përparime, pa arritje, në samitet evropiane

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com