“Personeli i laboratorit të Wuhan-it ka kërkuar trajtim spitalor para shpërthimit të Covid-19” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Personeli i laboratorit të Wuhan-it ka kërkuar trajtim spitalor para shpërthimit të Covid-19”

20:23 | 24/05/2021
në Bota, Kryesore, Uncategorized
0

Tre studiues të Institutit të Virologjisë në Wuhan të Kinës kishin kërkuar trajtim spitalor në nëntor të vitit 2019, një muaj para se Kina të raportonte rastet e para të COVID-19, njoftoi të dielën gazeta Wall Street Journal, duke cituar një raport të inteligjencës amerikane.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha të hënën se Shtetet e Bashkuara nuk mund të konfirmojnë raportin e gazetës Wall Street Journal mbi origjinën e COVID-19 dhe kishte nevojë për më shumë informacion.

Psaki tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që Organizata Botërore e Shëndetësisë mund të lëvizë drejt një hetimi më transparent të origjinës së pandemisë së koronavirusit.

Read more

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Gazeta tha se raporti që nuk ishte publikuar më parë dhe që ofron detaje të reja mbi numrin e studiuesve të prekur, kohën e sëmurjes së tyre dhe vizitat e tyre në spital, mund të intensifikojë thirrjet për një hetim më të gjerë mbi faktin nëse virusi i COVID-19 mund të ketë rrjedhur nga laboratori kinez.

Gazeta Wall Street Journal tha se zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të njohur me raportin e inteligjencës shprehën një sërë pikëpamjesh në lidhje me fuqinë e provave mbështetëse të raportit. Një person, që kërkoi të mbetej anonim, tha se ishin të nevojshme “hetime të mëtejshme dhe vërtetime shtesë”.

Rastet e para të asaj që do të njihej përfundimisht si COVID-19 u raportuan në fund të dhjetorit të vitit 2019 në qytetin qendror kinez të Wuhan-it, ku ndodhet laboratori i specializuar në kërkimet për koronavirusin.

Shkencëtarët dhe zyrtarët kinezë vazhdimisht kanë hedhur poshtë hipotezën e rrjedhjes së virusit nga laboratori, duke thënë se SARS-CoV-2 mund të ketë qarkulluar në rajone të tjera para se të godiste Wuhan-in, dhe madje mund të ketë hyrë në Kinë nga një vend tjetër përmes dërgesave të importuara të ushqimeve të ngrira ose tregtisë së shtazëve të egra.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Kinës, Zhao Lijian, tha të hënën se ishte “plotësisht e pavërtetë” që tre anëtarë të personelit në laboratorin e Wuhanit ishin sëmurë.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të përhapin teorinë e rrjedhjes së virusit nga laboratori”, tha ai. “A po kërkojnë (Shtetete e Bashkuara) gjurmimin e origjinës apo thjesht po përpiqen të zhvendosin vëmendjen diku tjetër?”, pyeti zyrtari kinez.

Raporti i gazetës amerikane u botua në prag të një takimi të organit vendimmarrës të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili pritet të diskutojë fazën tjetër të një hetimi mbi origjinën e COVID-19.

I pyetur në lidhje me raportin, zëdhënësi i OBSH-së Tarik Jasarevic tha përmes postës elektronike se ekipet teknike të organizatës tani po vendosnin për hapat e ardhshëm. Ai tha se studimi i mëtejshëm është i nevojshëm për të mësuar mbi rolin e tregut të kafshëve, si dhe hipotezën e rrjedhjes së virusit nga laboratori.

Një zëdhënëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtar të Shteteve të Bashkuara nuk kishte asnjë koment mbi raportin, por tha se administrata e Presidentit Biden vazhdon të ketë “pyetje serioze në lidhje me ditët më të hershme të pandemisë së COVID-19, duke përfshirë origjinën e saj brenda Republikës Popullore të Kinës”.

Ajo tha se qeveria amerikane po punon me OBSH-në dhe vendet e tjera anëtare për të mbështetur një vlerësim të drejtuar nga ekspertët për origjinën e pandemisë “që është i lirë nga ndërhyrjet ose politizimi”.

“Ne nuk do të bëjmë deklarata që paragjykojnë një studim të OBSH-së mbi burimin e SARS-CoV-2, por kemi qenë të qartë se teoritë e arsyeshme dhe të besueshme nga pikëpamja teknike duhet të vlerësohen plotësisht nga ekspertët ndërkombëtarë”, tha ajo.

Në një studim të përbashkët mbi origjinën e COVID-19 nga OBSH-ja dhe Kina të botuar në fund të marsit thuhet se është “jashtëzakonisht e vështirë” që virusi të ketë rrjedhur nga një laborator.

Por, Kina u akuzua për mungesë të transparencës dhe për mosdhënien e të dhënave të papërpunuara për rastet e hershme të COVID-19 ekipit të OBSH-së, dhe për këtë arsye Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe vende të tjera perëndimore i kanë bërë thirrje Pekinit që t’u japë “qasje të plotë” ekspertëve të pavarur.

Një raport faktik i Departamentit të Shtetit, i publikuar në fund të mandatit të administratës së Presidentit Trump thotë se “qeveria amerikane ka arsye të besojë se disa studiues brenda Institutit të Virologjisë në Wuhan u sëmurën në vjeshtë të vitit 2019, para shfaqjes së rastit të parë të identifikuar të koronavirusit, me simptomatë ngjashme me ato të COVID- 19 dhe sëmundjet e zakonshme sezonale”. Raporti nuk përmend numrin e studiuesve të sëmurë.

Etiketa: COVID-19kerkonkoronaviruslaboratori i Wuhan-itpersonelitrajtim spitalor

Të Lidhura

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

Para
Turqia në sulm: Greqia po provokon dhe saboton përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet

Turqia në sulm: Greqia po provokon dhe saboton përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com