ËShtë shoqëruar me tensione procesi i numërimit të votave në Njësinë nr. 7 në Tiranë.
Mësohet se shkak për tensionet është bërë fakti se në këtë njësi të kryeqytetit ka një rezultat shumë të ngushtë, deri më tani, mes dy forcave kryesore politike, PS e PD.
Në videon e publikuar nga “BalkanWeb” shihet momenti kur ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, debaton me një vëzhgues, ndërsa nuk dëgjohet biseda mes tyre.