Meta nga Vlora: Shqipëria fiton vetëm duke shkëlqyer sot, jemi njohur si vend problematik për zgjedhjet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta nga Vlora: Shqipëria fiton vetëm duke shkëlqyer sot, jemi njohur si vend problematik për zgjedhjet

18:37 | 25/04/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Mesazhin e fundit për pjesëmarrje në zgjedhje, presidenti Ilir Meta tha se ka besim se do të thotë fjalën e saj në momentin më historik për vendin.

Meta deklaroi se Shqipëria është njohur si vend problematik sa i takon standardit të zgjedhjeve dhe kjo sipas tij e ka bërë të mbetet pas vendeve të tjera në rajon për procesin e çeljes së negociatave.

Kreu i Shtetit theksoi se minutat e fundit duhen shfrytëzuar për t’iu drejtuar kutive të votimit pasi ai që nuk merr pjesë në zgjedhje nuk ka të drejtë nesër t’i kërkojë llogari qeverisë që do të drejtojë në katër vitet e ardhshme.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

“Kishim lënë këtë takim prej ditësh dhe do vazhdojmë të jemi këtu dhe kudo tjetër ku të jetë e nevojshme nga ky vend i shenjtë, nga Vlora e të gjithë Shqiptarëve. Ka vetëm një mesazh për të gjithë qytetarët e Shqipërisë, pjesëmarrje, pjesëmarrje, pjesëmarrje që të tregojnë se e kemi kuptuar rëndësinë e votës sonë. Për të ndërtuar një të ardhme të sigurt në Vlorë. Jemi njohur si vend problematik për standardin e zgjedhjeve ndaj është e domosdoshme që ecuria fantastike e ditës së sotme të jetë kështu deri në fund. I ftoj qytetarët të kryejnë misionin dhe të mos harrojnë që për votën e lirë, shumë shqiptarë kanë vuajtur. Kjo mundësi është një domosdoshmëri për të ardhmen e Vlorës dhe Shqipërisë. Besoj që pjesëmarrja e lartë në të gjithë vendin do të vijojë dhe këtu në Vlorë, pavarësisht nga vështirësitë që kanë pasur emigrantët. Ata që vuanin nga pandemia.

Vlora i ka të gjitha mundësitë të vazhdojë të japë kontributin e saj në momente historike të vendit. Qytetarët të shkojnë në mënyrë qytetare dhe të tregojnë bashkëjetesë demokratike. Në fund të këtij procesi duhet të fitojë patjetër Shqipëria. Europa dhe gjithë shqiptarët në botë i kanë sytë te Shqipëria sot. Të nisim një epokë të re në Shqipëri, të shenjtërimit të votës. Nuk mundet një qytetar nesër nëse mungon t’i kërkojë llogari parlamentit, qeverisë që do të krijohet apo presidentit të ri që do të zgjidhet nga ky parlament. Vlora ka qenë, është dhe do të jetë edhe më shumë Vlora me të cilën krenohen shqiptarët. Do të jetë Vlora që në një moment historik do të thotë fjalën e saj. Unë kam shumë besim te Vlora. Unë jam këtu për rëndësinë që ka integriteti i këtij procesi në të gjithë vendin.

Të gjithë duhet të jenë pjesë e kësaj dite historike. Sa më e lartë të jetë pjesëmarrja unë jam edhe më shumë optimist, aq më shumë do të shtohen shanset për të çelur negociata. Jemi një popull që kemi reflektuar. Apeloj që policia dhe prokuroria të hetojë çdo krim zgjedhor që mund të ketë ndodhur deri më tani. Për mua është e rëndësishme të fitojë Shqipëria. I ftoj shqiptarët të jenë pjesë e këtij qëllimi madhor. Shqipëria fiton vetëm duke shkëlqyer sot. Ne prej zgjedhjeve kemi mbetur kaq pas Serbisë dhe Malit të Zi që i kanë çelur negociatat. Vetëm pjesëmarrja e madhe do të na bëjë të mundur ta çelim rrugën tonë drejt Europës dhe të fitojmë edhe kohën e humbur. Ne kemi qenë para tyre. Ne jemi një popull 100% europian”, tha Meta.

Etiketa: Presidenti Ilir MetaShqiperiaVlora

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Ambasadori i BE-së mesazh në gjuhën shqipe: Ti vendos! Europa po ju vëzhgon

Pak minuta nga mbyllja e procesit, Luigi Soreca: Vëzhgimi në qendrat e votimit vazhdon

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com