Incidenti në Fier, reagon Meta: Po u prek vota ditën e zgjedhjeve, do t’i ndjekim horrat këmba këmbës!

Lexo edhe

Presidenti Ilir Meta reagon pas denoncimit të kandidates së LSI, Kejdi Mehmetaj, se policia në Fier po heq banerat e kësaj partie, pasi pritet të shkojë kryeministri Edi Rama për takimin e fundit elektoral.

Kreu i Shtetit paralajmëron se nëse preket vota më 25 prill, do të ndiqen këmba këmbës “horrat”.

“U bëj thirrje kandidatëve të LSI në Fier të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake për çështjen e banderolave dhe ta tejkalojnë me urtësi këtë moment. Ndërsa po u prek një votë ditën e votimeve t’i mprehin cfurqet, se si gratë trime të Libofshës do t’i ndjekim këmba këmbës horrat, nëse nuk kanë kuptuar gjë akoma”, shkruan Meta.

 

 

Të Lidhura

Para