“Të presim si kryeministër në Londër”, Basha takim online me drejtues të Partisë Konservatore britanike – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Të presim si kryeministër në Londër”, Basha takim online me drejtues të Partisë Konservatore britanike

10:22 | 19/04/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar takim online me kryetaren e Partisë Konservatore Britanike të kryeministrit Johnson dhe këshilltarin e bordit të tregtisë në Britani, Daniel John Hannan.

Gjatë bashkëbisedimit online, Basha u shpreh se Partia Demokratike synon të rikthejë shpresën tek qytetarët, motoja e PD-së në fushatë bazohet tek domosdoshmëria për ndryshim, përmes së cilës Shqipëria të jetë në gjendje të garantojmë rritje ekonomike dhe të ecim të sigurt drejt anëtarësimit në BE.

Sipas Bashës, garantimi i sundimit të ligjit, aftësia konkurruese, klima miqësore e biznesit, taksa e sheshtë dhe trajnimi i të rinjve shqiptarë, do të bëj të mundur që investitorët perëndimor të gjejnë mundësi për të bërë investime në Shqipëri dhe të rinjtë shqiptarë të krijojnë të ardhmen në vendin tonë.

Read more

Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca me Ramën dhe ministrat –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Qershor 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Qershor 2026 –

“Për këtë ne kemi përgatitur një plan të detajuar me ekspertët më të mirë të vendit dhe me shumë ndihmë nga ekspertët perëndimorë duke përfshirë ekspertë tuaj. Në thelb të këtij plani është përmirësimi i klimës së biznesit, taksa e sheshtë 9%, ulja e taksave për të gjithë njerëzit dhe bizneset, çka do të ndikojë në veçanti te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që janë shumica dërrmuese e ndërmarrjeve në Shqipëri. Ato janë palca e ekonomisë shqiptare për të ndihmuar gjithashtu krijimin e një klime që do të sjellë investime në Shqipëri dhe ne jemi shumë të interesuar të krijojmë një klimë pozitive, të sjellim investime në Shqipëri dhe natyrisht të përqendrohemi në një arsimim më të mirë për të rinjtë. Sepse në mënyrë që investimet të vijnë këtu, ata duhet të kenë një klimë biznesi konkurruese, të favorshme dhe taksa të ulëta por gjithashtu një forcë pune profesionale dhe të trajnuar mirë. Ne po i japim shumë rëndësi në planin tonë trajnimeve ose kualifikimeve profesionale për të rinjtë tanë, në ato zona ku ne i shohim mundësi. Sundimi i ligjit, aftësia konkurruese, klima miqësore e biznesit, taksa e sheshtë dhe më e rëndësishmja trajnimi i të rinjve tanë në mënyrë që të bashkohen, të harmonizohen, për të bërë të mundur që investitorët perëndimor të gjejnë mundësi për të bërë investime këtu në Shqipëri dhe për të rinjtë shqiptarë të gjejnë mundësi në vendin tonë, të qëndrojnë këtu, të kenë një punë të denjë me paga të mira dhe të jenë në gjendje të krijojnë familjet e tyre dhe të jetojnë jetën e tyre në vendin tonë të bukur, sepse është një vend i bukur dhe meriton shumë më mirë”, tha Basha.

Kryetarja e konservatorëve të kryeministrit Jonhson, Amanda Milling shprehu gatishmërinë për bashkëpunim, ndërsa theksoi se shkëmbimi i eksperiencave i jep mundësi që të bashkëpunojnë.

“Unë e mirëpres gjithmonë shkëmbimin e eksperiencave midis nesh, pasi kemi mundësi të mësojmë nga njëri-tjetri. Të urojmë fitoren dhe të presim si kryeministër në Londër”, tha Amanda Milling.

Po ashtu këshilltari i bordit të tregtisë në Britani, Daniel Hannan theksoi se Shqipëria ka potencial zhvillimi, por keqmenaxhimi sipas tij për një kohë të gjatë ka ndikuar negativisht në rritjen e ekonomisë.

 

Etiketa: Amanda Millingkreu i Partisë DemokratikeKryetarja e konservatorëve të kryeministrit JonhsonLulzim BashaPartia Demokratike

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
07:58 | 04/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me...

Diskutime për Raportin e Parlamentit Europian –

Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca me Ramën dhe ministrat –

nga 27
07:52 | 04/06/2026
0

Kuvendi do të zhvillojë sot seancën plenare, ku në fokus të rendit të ditës do të jenë disa interpelanca me...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Qershor 2026 –

nga 27
07:38 | 04/06/2026
0

Dashi Do jeni shume me te hapur gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe me ne fund do...

Parashikimi i motit për sot, 16 Janar 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Qershor 2026 –

nga 27
07:31 | 04/06/2026
0

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës. Pas...

Para
Merr fund pritja në Kapshticë, emigrantët shqiptarë kalojnë drejt Greqisë

Greqia shtyn sërish afatin për hapjen e Kapshticës

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

07:58 | 04/06/2026
Diskutime për Raportin e Parlamentit Europian –

Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca me Ramën dhe ministrat –

07:52 | 04/06/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Qershor 2026 –

07:38 | 04/06/2026
Parashikimi i motit për sot, 16 Janar 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Qershor 2026 –

07:31 | 04/06/2026
Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

23:03 | 03/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca me Ramën dhe ministrat –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 4 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 4 Qershor 2026 –
  • Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –
  • Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca me Ramën dhe ministrat –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com