Idrizi pret kryesinë e Shoqatës Patriotike “Çamëria” në Kosovë: Detyra jonë të jetësojmë “Schengenin” kuqezi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Idrizi pret kryesinë e Shoqatës Patriotike “Çamëria” në Kosovë: Detyra jonë të jetësojmë “Schengenin” kuqezi

10:48 | 17/04/2021
në Kryesore
0

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, priti në takim një përfaqësi të Shoqatës Patriotike “Çamëria” në Kosovë të kryesuar nga Përparim Uka. Takimi nisi me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Kryetarit të Shoqatës Patriotike “Çamëria”, z. Hektor Sejko.

Ai u përkujtua si një patriot fisnik, që punoi për çështjen Çame me përkushtim dhe devotshmëri.
Në fjalën e, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi u shpreh se përkrahja e degës së Shoqatës Patriotike “Çamëria” në Kosovë është mbështetje e madhe morale për PDIU-në. Ai tha se “çështja Çame është çështje kombëtare dhe se kjo trevë u sakrifikua për këtë Shqipëri që kemi sot”.

“Ne e kemi për obligim kushtetues ta shpiem përpara çështjen kombëtare. E kemi për detyrë të jetësojmë “Schengenin” kuqezi. Sot Shqipëria është vendi i dytë pas Serbisë për barrierat ekonomike ndaj Kosovës. Ne synojmë që t’i heqim barrierat mes nesh. Ne duam të ngrejmë një Akademi të përbashkët të Shkencave, e cila do të përqendrohet në prognoza për zhvillimet kombëtare. Po ashtu, në programin tonë është edhe përgatitja e platformave të unifikuara të mësimit, pa harruar edhe diasporën”, u shpreh Idrizi.

Read more

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Më tej ai deklaroi se rruga e zhvillimit dhe forcimit tonë si komb, kalon nga afrimi midis shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë, por apeloi që politika t’i qëndrojë larg folklorizmit të çështjes kombëtare.

Duke iu referuar situatës aktuale në vend, Idrizi deklaroi se “Shqipëria ndodhet në një krizë demokracie, ekonomike dhe demografike”. “Gjatë viteve të fundit janë larguar nga vendi 450 mijë shqiptarë. Është momenti të ndahemi nga tranzicioni i stërgjatur. Një Shqipëri më e begatë duhet të luajë rol në trevat shqiptare dhe në diasporë. Në jemi pjesë e opozitës së bashkuar dhe do të kemi një maxhorancë të re dhe solide. PDIU do të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve dhe ju siguroj se në parlamentin e ardhshëm do të kemi deputetë që do të ngrenë zërin për çështjen kombëtare”, përfundoi Idrizi.

Kryetari i Shoqatës Patriotike Çamëria në Kosovë, Përparim Uka, u shpreh se vlerat dhe kultura e Çamërisë janë thesar i pashlyer në eposin e kulturës shqiptare.
“Shqipëria ka nevojë për njerëz që kanë dinjitet dhe nuk e harrojnë të kaluarën e popullit shqiptar. Si kryetar i zërit çam në Kosovë kam ardhur të përkrah vëllain tonë çam Shpëtim Idrizi dhe kandidatët e tjerë të PDIU-së. Me fitoren e madhe të PDIU-së me 25 prill ata do të jenë zë i fuqishëm i çështjes kombëtare”, deklaroi ai.

Në takim fjalën e mori edhe kreu i Fondacionit “Hasan Tahsini” Alket Veliu, i cili falenderoi miqtë nga Kosova për mbështetjen duke risjellë shprehjen e një shekulli më parë “pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri”.

“Në ditë të vështira shqiptarët kanë ditur përherë të jenë bashkë. Sot po përballemi me sulm ndaj Çështjes Çame. Qeveria shqiptare e ka hequr atë nga programi, por edhe nga tekstet e historisë. Po ashtu qëndimet e Kryeministrit aktual ndaj Kosovës e Luginës nuk kanë qenë aspak të denja”, u shpreh ai në mbyllje të takimit.

Etiketa: Alket Veliukreu i Fondacionit “Hasan Tahsini”kryesinë e Shoqatës Patriotike “Çamëria” në Kosovëkryetari i PDIU-sëPërparim UkaShpetim Idrizi

Të Lidhura

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

nga 27
21:02 | 05/06/2026
0

Një takim i kryeministrit Edi Rama me banorët e Zvërnecit është shoqëruar me tensione dhe një incident të rëndë ditën...

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

nga 27
20:46 | 05/06/2026
0

Gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, një murgeshë katolike mori fjalën duke përcjellë një mesazh të fortë mbi gjendjen sociale...

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

nga 27
20:40 | 05/06/2026
0

Ndryshe nga ditët e tjera, sot protestat u shtri edhe në 4 qytete të tjera, në Korçë, Fier, Kukës e...

Para
Bardhi takon banorët e Cerrikut: Në 4 vitet e para PD do të nxjerrë fshatin nga mjerimi

Bardhi me banorët në Cërrik: 25 prilli, shansi i fundit ta bëjmë Shqipërinë të jetueshme për të gjithë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026
Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

20:46 | 05/06/2026
Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

20:40 | 05/06/2026
Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

20:20 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –
  • Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –
  • Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –
  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com