Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një video.
Basha shfaqet me të rinj të njësinë 5 në Tiranë, ku i drejtohen qytetarëve shqiptarë që të votojnë nr.9 të Partisë Demokratike në fletën e votimit.
“Me vullnetarët në njësinë 5 në Tiranë. Është misioni ynë t’u shpjegojmë shqiptarëve se ndryshimi është në dorën e tyre. Nëse doni ndryshim, votoni numrin 9. Le të sjellim ndryshimin së bashku!” shkruan Basha krahas videos.