​​​A po krijon frymë opozita? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

​​​A po krijon frymë opozita?

12:57 | 07/04/2021
në Kryesore, Uncategorized
0

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Nga Neritan Alibali​

Sa më shumë afrohet dita e zgjedhjeve të 25 prillit, gjithmonë e më shpesh, në opinionin publik po shtohet pyetja: “A po krijon frymë opozita?”. Në emisionet televizive, në rrjetet sociale apo shkrime gazetash, nga një kategori e veçantë gazetarësh, analistësh apo aktivistësh të shoqërisë civile po evidentohet në mënyrë të vazhdueshme ideja se opozita politike nuk po mundet të krijojë frymën e nevojshme për të marrë votat e qytetarëve shqiptar për të qeverisur vendin.

Për më tepër, kjo “kategori e veçantë personalitetesh publike”, i mëshojnë fortë pikërisht paafësisë së opozitës, e sidomos Lulzim Bashës për të krijuar frymën e madhe popullore kundër qeverisjes së Edi Ramës.

Duke e parë që nga gjeneza e saj, duket sikur është krijuar një lëvizje politike e kësaj kategorie të veçantë personalitetesh publikë që ka vetëm një qëllim të caktuar: krijimin e një fryme që mohon ekzistencën e frymës opozitare dhe antiqeveritare. Për të argumentuar saktësinë e tezës së tyre, kjo kategori e veçantë personalitetesh publikë, na sjell ndërmënd frymën që krijoi opozita e dikurshme socialiste, që para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, e cila kulmoi me fitoren spektakolare të PS, që u përkufizua nga Edi Rama si “fitorja e një milion shpullave”. Çuditërisht, pavarësisht se Edi Rama e harroi shpejt shprehjen e famshme, kategoria e veçantë e personaliteteve publikë, i qëndron fortë krahasimit midis zgjedhjeve të vitit 2013 dhe situatës politike para zgjedhjeve të 25 prillit, duke këmbëngulur me të madhe se socialistët, tetë vjetë më parë krijuan një frymë të jashtëzakonshme opozitare në të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare, e cila bëri të mundur rrëzimin me rrapëllimë të qeverisë së Sali Berishës. Por nëse i kthehesh rrezultateve të PS në zgjedhjet e vitit 2013 dhe i krahason ato me rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2009, arrijmë në përfundimin se nuk ka pasur kurr farë fryme opozitare. Kështu, socialistët, në vitin’13, morën 41, 36 % të votave, të përkthyera në 65 mandate. Ndërkohë që në vitin ’09, PS kishte marrë 40, 85 % apo 65 mandate. Pra, në zgjedhjet e vitit 2013, PS u rrit vetëm me 0,51% (gjysmë përqind) krahasuar me vitin 2009 dhe fitoi të njëjtin numër deputetësh. Ndërkohë, LSI, e cila në vitin 2009 kishte marë 4,85 % të votave dhe 4 mandate, u rrit në vitin 2013 në 10,46 % të votave dhe 16 mandate. Bazuar në faktet e mësipërme, nëse do të shkojmë me llogjikën aktuale të kategorisë së veçantë të personaliteteve publikë, rezulton se në zgjedhjet e vitit 2013, PS dhe Edi Rama nuk krijuan pikëne frymës opozitare apo antiqeveritare. Nga ana tjetër, nëmënyrë paradoksale, LSI-ja, e cila ishte larguar vetëm tri muaj para zgjedhjeve nga bashkëqeverisja me PD, katërfishoi numrin e deputetëve të saj në parlament. Atëherë ngrihet pyetja, kush e krijoi frymën e nevojshme për fitoren e PS nëzgjedhet e vitit 2013? Edi Rama, jo!!! Mos vallë këtë frymë e krijoi Ilir Meta, ish zv/kryeministri i qeverisë Berisha? Përfaqësuesit e kategorisë së veçantë të personaliteteve publike duhet t’i japin përgjigje kësaj pyetje. Sepse nga të dhënat krahasuese rrezulton se nëse LSI nuk do të bënte koalicion pas zgjedhor me PS, Edi Rama nuk do të ishte bërë kurrë kryeministër i Shqipërisë. Dhe do t’i kishte ngrënë ai “një milion shpullat” e shqiptarëve. Prandaj, Rama u kap fort pas rripit të pantallonave të Metës dhe shkoi zvarrë-zvarrë të ulej në karrigen e shefit të qeverisë. Por ndoshta, kategoria e veçantë e personaliteteve publike nuk ka faj. Shefi i Rilindjes, krijoi iluzionin e frymës dhe e injektoi tek një pjesë e madhe e qytetarëve shqiptarë. Në fakt, kryeministri i Shqipërisë, qysh prej fillimit të qeverisjes së tij, u përpoq të krijonte një botë të tërë iluzive për shqiptarët. Iluzionizmi politik është themeli i filozofisë së qeverisjes së Edi Ramës. Në vitin 2013, ai u përpoq të krijonte iluzionin e gënjeshtërt të fitores së tij personale mbi Berishën, ndërkohë që, siç theksuam më lartë, në bazë të shifrave, Berishën e rrëzoi Ilir Meta dhe jo Edi Rama. Në vitin 2017, ai ja doli të krijonte tek qytetarët iluzionin e fajit të LSI-së për qeverisjen e keqe në mandatin e tij të parë, duke krijuar me sukses edhe iluzionin mitik të aftësisë së tij mbinjerëzore për të drejtuar i vetëm timonin e Shqipërisë. Si mjeshtër i qasjeve iluzioniste, ai u përpoq të injektonte në popull edhe iluzionin e mirëqënies dhe të demokracisë nën qeverisjen e tij, iluzion që “rilindja” po përpiqet me mish e me shpirt ta mbajë gjallë akoma edhe sot. Por, iluzioni i frymës që krijoi Edi Rama, nuk mundi të krijonte as mirëqënie dhe as demokraci. Mirëqënia, si vlerë materiale ka të tjera parametra nga iluzioni i saj, pasi shqiptarët në shumicë e shohin që nuk mund të ushqehen me ëndra. Po ashtu kur qytetarët përplasen me murin e korrupsionit shtetëror në çdo moment që i shtrijnë dorën për ndihmë shtetit, iluzioni i demokracisë kthehet në makthin e padrejtësisë dhe shkeljeve të të drejtave të tyre. Pra, si konkluzion mund të themi se iluzioni i frymës që krijoi Edi Rama në vitin 2013 dhe qe e mbajti gjallë edhe gjatë viteve tëqeverisjes së tij, e çoi atë në mënyrë të pashmangshme drejtautoritarizmit dhe abuzimit me pushtetin. Në këtë kuptim, a mund të themi se “fryma”, e aq më tepër iluzioni i saj, është themeli i vërtetë mbi të cilin mund dhe duhet të ngrihet fitorja e opozitës në zgjedhje? Kur vendosim për kë të votojmë, a duhet të udhëhiqemi nga fryma apo nga arsyeja? Së pari duhet theksuar se në një sistem demokratik, nuk votohet “për” apo “kundër” opozitës por “për” ose “kundër” qeverisë. Po ashtu, nga përvojat historike të demokracive institucionale, në një sistem demokratik nuk votohet me frymë por me llogjikë. Nëse një qytetar nuk është i influencuar nga iluzioni i kënaqësisë, por është vërtet i kënaqur nga qeverisja, pasi ka llogaritur dhe konstatuar apo përjetuar rritjen e standartit të jetës dhe të lirisë, ai rivoton për qeverinë. Nëse ai sheh se mirëqënia dhe liria janë kërcënuar nga mënyra e qeverisjes, atëhere kërkon një mënyrë tjetër qeverisje dhe hedh sytë për një alternativë të re. Në këtë kuptim, opozitës nuk i duhet të krijojë frymë të re por t’i ofrojë zgjedhësve dhe shoqërisë një metodë të re qeverisjeje për të ngritur një hap më lart mirëqënjen dhe standartet demokratike.

Për këtë arsye, Opozita nuk ka pse të trysnohet nga kompleksi i frymës, e aq më pak nga iluzioni i mungesës së saj. Historia e njerëzimit ka treguar se revolucionet e dhunshme dhe diktaturat kanë lindur e janë zhvilluar nga fryma populiste qëka krijuar iluzionin e idealit të lirisë dhe mirëqënies përshoqërinë njerëzore. Ideali komunist, që krijoi iluzionin e barazisë midis njerëzve, nxiti frymën dhe “instiktin e turmës”, që bëri të mundur shpërthimin e revolucionit më të për gjakshëm në historinë e njerëzimit, Revolucionit të Tetorit dhe krijimin e një numri të madh diktaturash të dhunshme komuniste në të gjithë botën.

Qytetarët shqiptarë që kanë përjetuar vitet e diktaturës sëproletariatit, e mbajnë mënd mirë parrullën e famshme “Të mbajmë lartë frymën revolucionare” që “zbukuronte” hapsirate pamata, prej shpateve të maleve e deri tek rrugët dhe qytetete Shqipërisë. Diktaturat, sikurse edhe ajo e Enver Hoxhës, mbështeten tek krijimi i frymës iluzioniste për të sunduar popujt.

Por shqiptarët nuk duan as revolucion dhe as të jetojnë në diktaturë. Ata duan thjeshtë të sillen sipas rregullave që përcaktojnë një sistem demokratik, ku liria, drejtësia dhemirqënia janë bazat e zhvillimit të shoqërisë. Asgjë më shumë. Dhe bazuar mbi këtë, në shprehje të vullnetit të tyrepër të zgjedhur përfaqësuesit në organin themelor të sistemit tonë të demokracisë institucionale, të veprojnë duke analizuartë tashmen e tyre dhe duke vlerësuar pritshmëritë për të ardhmen. E pastaj të vendosin se për kë të votojnë. Kaq! Ky është rregulli bazë në sistemin në të cilin kemi zgjedhur tëjetojmë.

Për këtë arsye, “grupi i veçantë i personaliteteve publikë” dhe fryma apo lëvizja që përfaqëson, jo vetëm po vepron jashtë kohës dhe sistemit, por po sillet si një PPP e qeverisë me afattë kufizuar. Deri më 25 prill.

Etiketa: Neritan AlibaliZgjedhjet e 25 prillit

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
DW: Merr fund shtetrrethimi 60 orësh gjatë fundjavës në Shqipëri

Raporti i AI: Qeveritë e përdorën pandeminë për të minuar të drejtat e njeriut! Shqipëria nuk mori masat e mjaftueshme

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com