Gazetari Artan Hoxha ka reaguar lidhur me vrasjen e Bardhok Pllanajt, mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Hoxha shkruan se vrasjet e njëpasnjëshme në Shkodër, i kanë dhënë të drejtë shprehjes së “Shkodra nuk ka njisha…”.
Sipas Hoxhës edhe pas vrasjes së “të fortit” të radhës, Shkodra sërish nuk do të ketë njësha.
“Më 1 dhjetor 2020, media shkroi, se u vra “i forti” i Shkodrës. Sot në mbremje, sërish media shkroi, se u vra “kumbari” i Shkodrës… Sa hërë duhet ta shkruaj?! Kolegë, korrigjoni titullin, historia i ka dhënë të drejtë, batutes: Shkodra, nuk ka njisha…. Edhe pas vrasjes së radhës, e njëjta gjë do të shkruhet… Por sërish, Shkodra, nuk do të këtë njisha…” Sa herë shoh në lajme, titullin, “Vritet apo u vra”, “i forti” i Shkodrës, më kujtohet shprehja: “Shkodra, nuk ka njisha”…. Kolegë, korrigjoni titullin, Historia i ka dhënë të drejtë, batutës…