Kurti: Ose mbi 80 vota në kuti për Vjosa Osmanin, ose mbi 500 mijë për Vetëvendosjen – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti: Ose mbi 80 vota në kuti për Vjosa Osmanin, ose mbi 500 mijë për Vetëvendosjen

10:00 | 03/04/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas dështimit të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.

Kurti thotë se ky ishte një projektligj i vonuar dhe jo i nxituar i cili është në funksion të garantimit të së drejtës së votës për të gjithë qytetarët e Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Projektligji nuk është ndonjë Ligj i ri. Ky është një Ligj të cilin ne si deputetë e patëm iniciuar që në legjislaturën e gjashtë, patëm vazhduar ta përkrahim miratimin e tij edhe në legjislaturën e shtatë, dhe tani kur janë krijuar rrethanat e përshtatshme për miratimin e tij, e aprovuam dje me opinion pozitiv në Qeveri dhe e përcollëm për miratim në Kuvend në legjislaturën e tetë”.

Read more

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

Më tej, kryeministri Kurti thotë se opozita duhet ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente, ose vendi shkon në zgjdhje dhe se VV’ja do të marrë 500 mijë vota.

Reagimi i plotë:

Një projektligj i vonuar e jo i nxituar

Projektligji i mbrëmshëm është në funksion të garantimit të së drejtës së votës për të gjithë qytetarët e Kosovës. Mërgata jonë, ndonëse plot vullnet e gatishmëri ta ndihmojë vendin tonë, ka hasur në pengesa të ndryshme në pjesëmarrjen e saj në jetën politike në Kosovë. Ky Projektligj e mundëson votimin e bashkatdhetarëve në ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës, pra pjesëmarrjen më të lehtë në proces duke filluar që nga zgjedhjet e ardhshme.

Me anë të këtij Projektligji, synohet lehtësimi i realizimit të së drejtës elementare kushtetuese për votim dhe shprehje të vullnetit të qytetarëve të Republikës me të drejtë vote. Kjo e drejtë deri tani është penguar me qëllim dhe asnjë nga pushtetet e kaluara nuk e ka konsideruar të rëndësishme.

Ky Projektligj nuk ka të bëjë me reformën zgjedhore dhe bazohet në rekomandimet e mëhershme të Avokatit të Popullit. Kosova i ka 55 misione diplomatike (28 ambasada dhe 27 zyra konsullore) të cilat kanë edhe fah postar që duhet të jetë në funksion të pranimit të votave.

Projektligji nuk është ndonjë Ligj i ri. Ky është një Ligj të cilin ne si deputetë e patëm iniciuar që në legjislaturën e gjashtë, patëm vazhduar ta përkrahim miratimin e tij edhe në legjislaturën e shtatë, dhe tani kur janë krijuar rrethanat e përshtatshme për miratimin e tij, e aprovuam dje me opinion pozitiv në Qeveri dhe e përcollëm për miratim në Kuvend në legjislaturën e tetë.

Në vazhdimësi, e së fundmi më 18 shkurt 2021, kemi paralajmëruar se ky do të jetë një nga ligjet e para që do t’i votojmë në Kuvend. Votimi në ambasada dhe konsullata të Republikës së Kosovës është një e drejtë e vonuar. E në zgjedhjet e kaluara ka qenë e drejtë e mohuar.

Nëse nga rreth 170 mijë aplikacione për t’u regjistruar për votim nga jashtë, me procedura aspak të lehta burokratike dhe qindra euro e dollarë pagesa për shërbim postar, pranohen vetëm 56,375 vota të vlefshme, atëherë këtu problemi është sistemor e institucional. Prandaj edhe ndryshimi duhet të jetë i tillë.

Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës nuk është i befasishëm dhe as pa plan. Ky projektligj ka qenë prioritar dhe ka marrë mbështetjen e qytetarëve të Republikës brenda dhe jashtë Kosovës. Andaj miratimi i këtij Projektligji është i duhur e i drejtë, i mirë e i dobishëm.

Nëse jo me procedurë të përshpejtuar, ndonëse kemi humbur shumë kohë, atëherë me procedurë të rregullt. Gjithçka në mënyrë ligjore, për ta përmirësuar një ligj kaq të rëndësishëm.

Partitë parlamentare të cilat janë në Kuvend të Republikës për shkak të vullnetit të qytetarëve, nuk kanë se si të jenë të shantazhuara nga mekanizma që lehtësojnë shprehjen e zgjedhjes së qytetarëve, shprehjen e vullnetit të popullit, i cili është burim i sovranitetit të shtetit.

Se ka aso që nuk u pëlqen ky projektligj ka qenë e pritur, por ky panik histerik për votimin e mërgatës është befasues.

Ne nuk mund dhe nuk duam ta çojmë vendin në zgjedhje të sërishme sepse ne duam ta zgjedhim Presidenten e re. Ata që nuk e duan zgjedhjen e Presidentes, ata që nuk e duan Presidenten, që kanë bërë e po bëjnë luftë speciale kundër saj, mund ta çojnë vendin në zgjedhje. Me zgjedhjen e tyre ata i kanë zgjedhjet në dorë: ose mbi 80 vota në kuti për Vjosa Osmanin, ose mbi 500 mijë vota në kuti për Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Etiketa: 500 mijë për VetëvendosjenAlbin Kurtikryeministri i kosovesligj i riVjosa Osmani

Të Lidhura

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –

nga 27
23:01 | 01/02/2026
0

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

nga 27
22:47 | 01/02/2026
0

Dokumente të reja të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë Amerikane në kuadër të hetimeve ndaj Jeffrey Epstein hedhin dritë...

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –

nga 27
22:33 | 01/02/2026
0

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 30-vjeçari Sokol Daci nuk ka qenë objektiv i atentatit dhe plumbat e kanë kapur aksidentalisht...

Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

nga 27
22:15 | 01/02/2026
0

Publikimi i dokumenteve të reja nga dosja e Jeffrey Epstein, të bëra publike nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në faqen...

Para

Arrestohet 64-vjeçari në Tiranë, dyshohet se ngacmoi seksualisht një minoren

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –

23:01 | 01/02/2026
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

22:47 | 01/02/2026
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –

22:33 | 01/02/2026
Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

22:15 | 01/02/2026
Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

22:13 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –
  • “E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –
  • Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –
  • Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –
  • Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –
  • Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –
  • “E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com