Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 16,017 raste të reja të koronavirusit nga 301451 teste të kryera. Shkalla e pozitivitetit sot ishte 5.3%, nga 8.2% që ishte të hënën.
Në 24 orët e fundit ka pasur 529 vdekje, ndërsa në total numri i fataliteteve ka shkuar në 108879 që nga fillimi i pandemisë.
Njësitë e kujdesit intensiv kanë pësuar një ulje të lehtë, ndërsa në pavione ka pasur një rritje të lehtë të të shtruarve. Të shëruarit sot janë 18,687.