“Jetojmë me pension, 3 vajza i kam në shkollë”, Basha takon dy familje në nevojë në Lezhë: Ja si do iu ndihmojë plani i PD-së – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Jetojmë me pension, 3 vajza i kam në shkollë”, Basha takon dy familje në nevojë në Lezhë: Ja si do iu ndihmojë plani i PD-së

18:53 | 13/03/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Gjatë vizitës së tij në Lezhë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka takuar dy familje në nevojë. Të parën takoi familjen e Flora Filipaj, e cila është nënë e 6 fëmijëve ku njëra prej tyre, Florinda, është e sëmurë.

Folra thotë se e vetmja ndihmë që marrin, është pagesa e invaliditetit nga vajza e sëmurë, të cilat nuk dalin as për të paguar dritat dhe ujin, ndërsa burrin e ka të papunë. Ajo gjithashtu thotë se shteti i ka hequr edhe ndihmën ekonomike.

“Ne me thënë të drejtën, me pensionin e kësaj jetojmë! Mbulojmë drita, ujë, burri pa punë! Dy vajza i kam të martuara, tre i kam në shkollë, vetë pa punë duke i shërbyer kësaj. Grupi i parë është invalide, merr 100 mijë kjo, 100 mijë unë. Më kanë hequr ndihmën ekonomike, ka një vit e gjysmë! Burri është pa punë!” tha ajo.

Read more

Itali, 100 policë për kapjen e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, tension me familjarët –

Superiore/Vllaznia ka njohur vetëm fitore, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar –

Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit –

E kam dashur dhe vazhdoj ta dua Metën, por bashkëjetesa me të është e pamundur –

“110 mijë lekë kam paguar dritat, ja ku janë. Janë faturat e dritave. Jam nënë me invalid brenda dhe shiko se çfarë më thotë drejtori i energjisë; shko shiko sahatin thotë, shikoje ku është kjo, sa lexon kilovat. Tani shiko faturat e dritave! Tani a mund ta lë me vdek në ftohje, pa ndezur ngrohjen këtu?! Si mund ta lë?! Ndaj, i bëj thirrje shtetit të vendos dorë në familjet në nevojë!”- u shpreh Flora Filipaj.

Pasi u njoh me vështirësinë që kalon kjo familje, Basha u zotua se pas 25 prillit, të gjitha që i kanë hequr nga ndihma ekonomike me të padrejtë, do t’i rikthehet ndihma ekonomike dhe ndihma ekonomike menjëherë do të dyfishohet. Më tej ai shtoi se energjia elektrike deri në 300 kv për muaj do t’i ulet çmimi, si dhe do të jetë rimbursimin i ilaçeve 100% sipas diagnozës e në veçanti në raste të tilla.

“Me 25 prill do ta ndryshojmë këtë. E para e punës që do të bëjmë; për të gjithë familjet që i kanë hequr nga ndihma ekonomike me të padrejtë, do t’i rikthehet ndihma ekonomike dhe ndihma ekonomike menjëherë do të dyfishohet. E dyta, energjia elektrike deri në 300 kë për muaj do t’i ulet çmimi. E treta, do të jetë rimbursimin i ilaçeve 100% si pas diagnozës e në veçanti në raste të tilla. Ne kemi firmosur një marrëveshje edhe me personat me aftësi të kufizuar për t’i ndihmuar që të administrojnë, në mënyrë që paratë të shkojnë tek njerëzit në nevojë siç është vajza jote. Të bëhemi të gjithë bashkë së pari të ndihmojmë  më të pamundurit siç është familja jote dhe asnjë fëmijë po të the, më shiko në sy, asnjë fëmijë i joti, që ka dëshirën për të studiuar nuk ka për të mbetur pa studiuar për shkak se ti s’ke mundësi ekonomike. Ky është zotimi dhe angazhimi i Lulzim Bashës.”– u shpreh Basha.

Takimin tjetër lideri i opozitës e pati në familjen e një çifti të moshuarish, Jak dhe Age Filipi, të cilët thone se pensionet e tyre minimale nuk u dalin për të blerë ilaçet e jo më për të kaluar muajin. Përpos kësaj ata thonë se nuk kanë marrë asnjë lloj ndihme nga shteti gjatë pandemisë.

“Unë e kam 50 të vjetra, pa 300 lekë nuk është bërë 50 akoma, të vjetra. Burri im 58 të vjetra! 108 mijë lekë të vjetra me paguaj dritat, ujin, ilaçet. 50 mijë më bëjnë ilaçet në muaj! S’ngelet as për bukën e gojës, nuk ngelet gjë?! Nuk kemi çfarë të bëjmë! Hajt se kur jemi në një shtëpi, jemi vetë, mirë e boll sa për të jetuar. Po s’kemi as si të jetojmë! Duhet  të hamë, duhen ilaçe, duhen, jam e sëmur s’kam arrit as për të shkuar për ta vizituar, se duhen parë. Duhet për të marrë ilaçe. 2 fleta ilaçe, 25 mijë lekë. Ja kam lënë burrit tim pa ja marrë. A duhen të paguhen ujë, drita, nuk jetohet ore ti!” – tha Age Filipi.

Duke iu referuar programit të Partisë Demokratike, Basha u zotua se pas 25 prillit të gjithë pensionistëve do t’u kthehet dinjiteti u munguar për 8 vite. Ai u shpreh se pensionistët nuk kanë për të paguar më para për ilaçe, pasi do të jenë 100% të rimbursueshme, sipas diagnozës dhe ilaçe cilësore.

“Tani ka ardhur koha ta largojmë këtë të keqe. Në 25 Prill të bëhemi të gjithë bashkë. Ne e kemi një plan për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë familjeve në nevojë, edhe pensionistëve. Se vendi ka mundësi t’i ndihmojë familjet. Të paktën t’ju sigurojë një dinjitet, se unë s’po them se do ju japim luks. Të paktën të mos keni probleme me dritat, me ujin, me bukën. Të mos ngelet njeri pa u ushqyer, pa pasur ujin e pijshëm, pa pasur drita. Ju nuk keni për të paguar më para për ilaçe, do të jenë 100% të rimbursueshme, e para. E dyta, sipas diagnozës dhe ilaçe cilësore, jo kështu siç i kanë bërë këto. E dyta, familja që të mbetet pa të ardhura për të paguar energjinë, ujin dhe ushqimin bazik nuk do të ketë. Qofshin këto me ndihmë ekonomike, qofshin pensionistë. Kjo është zgjedhja e 25 prillit! Ky është vendimi që do të marrin të gjithë shqiptarët më 25 prill, që nga ty pensioniste, të rinjtë, të rejat. Me 25 prill do të ndahemi nga e keqja e do ecim përpara. Ka shumë mundësi Shqipëria për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë. Unë ju garantoj që programi që kemi, këta njerëz që janë garantët e programit, do t’ju vijmë në ndihmë. Familja ka qenë gjithmonë baza e shoqërisë tonë, edhe kur situata ka qenë shumë keq njerëzit janë mbajtur te familja. Është e vështirë nuk është detyrë e lehtë, po do bëhemi bashkë dhe do t’ia dalim.” – u shpreh Lulzim Basha.

 

Etiketa: LezheLulzim BashaPDplani

Të Lidhura

Itali, 100 policë për kapjen e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, tension me familjarët –

Itali, 100 policë për kapjen e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, tension me familjarët –

nga 27
16:21 | 06/02/2026
0

Një operacion i Policisë së Shtetit italian kundër 4 shqiptarëve të dyshuar për vjedhje anesash u shoqërua me përleshje fizike...

Superiore/Vllaznia ka njohur vetëm fitore, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar –

Superiore/Vllaznia ka njohur vetëm fitore, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar –

nga 27
15:25 | 06/02/2026
0

Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur trajnerin e Vllaznisë, Edi Martini, si trajnerin më të mirë të muajit janar në...

Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit –

Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit –

nga 27
15:01 | 06/02/2026
0

Këngëtarja e njohur dhe opinionistja aktuale e Big Brother VIP Kosova 4, Leonora Jakupi, ka përjetuar një situatë të pakëndshme...

E kam dashur dhe vazhdoj ta dua Metën, por bashkëjetesa me të është e pamundur –

E kam dashur dhe vazhdoj ta dua Metën, por bashkëjetesa me të është e pamundur –

nga 27
14:29 | 06/02/2026
0

Monika Kryemadhi ishte e ftuar në e misionin “Breaking”, ku foli edhe për dashurinë me Ilir Metën. Ajo u ndal...

Para
Shpëtim Idrizi: Kërkojmë që shqiptarët e Çamërisë të kenë të drejtat e tyre! (film)

Shpëtim Idrizi: Kërkojmë që shqiptarët e Çamërisë të kenë të drejtat e tyre! (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Itali, 100 policë për kapjen e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, tension me familjarët –

Itali, 100 policë për kapjen e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, tension me familjarët –

16:21 | 06/02/2026
Superiore/Vllaznia ka njohur vetëm fitore, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar –

Superiore/Vllaznia ka njohur vetëm fitore, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar –

15:25 | 06/02/2026
Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit –

Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit –

15:01 | 06/02/2026
E kam dashur dhe vazhdoj ta dua Metën, por bashkëjetesa me të është e pamundur –

E kam dashur dhe vazhdoj ta dua Metën, por bashkëjetesa me të është e pamundur –

14:29 | 06/02/2026
Supervizion fiktiv dhe korrupsion, infrastruktura publike si mekanizëm grabitje i “Rilindjes” –

Supervizion fiktiv dhe korrupsion, infrastruktura publike si mekanizëm grabitje i “Rilindjes” –

14:21 | 06/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Itali, 100 policë për kapjen e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, tension me familjarët –
  • Superiore/Vllaznia ka njohur vetëm fitore, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar –
  • Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit –
  • E kam dashur dhe vazhdoj ta dua Metën, por bashkëjetesa me të është e pamundur –
  • Supervizion fiktiv dhe korrupsion, infrastruktura publike si mekanizëm grabitje i “Rilindjes” –
  • Kërkuan faturat, por doli se e ka blerë Lul Basha! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Itali, 100 policë për kapjen e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, tension me familjarët –
  • Superiore/Vllaznia ka njohur vetëm fitore, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com