1 vit pandemi dhe një “mal” me probleme, Pipero: Duhet të ndalohet udhëtimi jashtë Tirane – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1 vit pandemi dhe një “mal” me probleme, Pipero: Duhet të ndalohet udhëtimi jashtë Tirane

09:21 | 09/03/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, në ABC-ja e mëngjesit, me gazetarin Enkel Demi foli për situatën, ndryshimet, rastet e reja dhe respektimin e masave të Covid-19.

“Virusi ka shumë të panjohura. Në fillimet e tij kishte më shumë frikë dhe pasiguri, pasi nuk kishim informacion se çfarë do të ndodhte”, tha Pipero.

Ndërsa u ndal tek ashpërsimi i masave, nëse duhet të merrej apo jo një vendim i tilli nga Komiteti Teknik, Pipero tha se është me rëndësi që të kufizohen lëvizjet në fundjavë, duke shtuar se nuk është për mbyllje.

Read more

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

Dëgjova një gjë shokuese –

“Për mua duhet të ndalohet udhëtimi jashtë Tiranë. Në fundjavës duhet të ketë një ndalim të kalimit nga një rajon tek tjetri, pasi mbipopullimi i lokaleve sjell transmetim të Covid-19. Po ashtu duhet të respektohen masat aktuale. Unë mendoj që lokalet të zbatojnë masa strikte dhe po të respektohen masat aktuale dhe të kufizohen lëvizjet në fundjave, mund të frenohet edhe përhapja e virusit. Për mua si mjek, indikator kryesor nuk është numri i rasteve të infeksioneve, por numri i rasteve që shtrohen në spital. Numri i atyre që shtrohen në spital është real, i rasteve të rënda, i atyre që humbasin jetën këto janë indikatorë që mua si mjek më shqetësojnë”, sqaroi ai.

Gjithashtu Pipero tha se përgjithësisht viruset pësojnë mutacione të rëndësishme me përhapje të shpejtë.

“Qoftë imuniteti natyral i fituar qoftë imuniteti i përfituar nga vaksina të mbron ndaj viruseve të tjera, edhe nëse infektohesh sëmundjen e kalon më lehtë. Ishte e pritshme që situata pas festa të vinte me shifra të larta, pavarësisht se thuhet se se kanë kohë që kanë kaluar, por transmetimi vijon ditë pas dite dhe nuk shkëputet lehtësisht. Deri në gjysmën e parë të marsit numrat do të jenë në rritje. Ka disa faktor që më bëjnë të jenë optimist për fundin e muajit prill, qoftë vaksina procesi i së cilës po vijon, por besoj edhe rritja e temperaturave do të luajë rolin e saj”, theksoi Pipero.

Ndërkohë Aurora Meta, epidemiologe në Gjermani, u shpreh se izolimi ka thënë efekte edhe pse jo shumë të lartë, por tashmë falë vaksinës, pritet që gradualisht të merren edhe lehtësime.

E kundërta është situata në Itali thotë mjekja Aurora Meta, e cila shton se tashmë vendi ndodhet në fazën e tretë të pandemisë, dhe shifrat e rasteve të infeksioneve apo viktimave janë të larta.

Nëpërmjet një lidhjeje me “Skype”, pjesë  e kësaj bisede ishte edhe Skënder Murtezani, epidemiolog në SHBA.

Ai u shpreh se qytetarët ende sot e kësaj ditë duhet të ruajnë vigjilencës, pasi rreziku mund të shfaqet ngado dhe me përhapjen e mutacioneve të reja është mjaft shqetësuese.

“Numri më i madh i virozës është në ditën e parë. Ditët e para të transmetueshmërisë janë shumë të rrezikshme. Por nuk duhet neglizhuar edhe variantet e reja pasi janë shqetësuese. Theksoj se maskat nuk duhen lëshuar nga dora, po ashtu edhe distanca, pasi nuk mund ta dimë se me çfarë varianti mund të përballemi nesër”, tha Murtezani.

Etiketa: “ABC-ja e mëngjesit”Aurora Metaepidemiologe në GjermaniKomiteti TeknikMjeku infeksionistPëllumb Pipero

Të Lidhura

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

nga 27
18:30 | 05/06/2026
0

Rama: “E thashë edhe atë ditë: ‘Kush do të flasë?’, thatë: ‘Jo ne nuk negociojmë’. Jam unë i pari që nuk...

Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

nga 27
18:24 | 05/06/2026
0

Gjatë diskutimit me banorët e Zvërnecit, kryeministri Edi Rama është përplasur me një qytetar, rreth pronësisë së tokës së tij....

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

nga 27
18:14 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama apo mban një takim me qytetarë në Zvërnec, ku ka deklaruar se do të dëgjojë prej tyre...

Dëgjova një gjë shokuese –

Dëgjova një gjë shokuese –

nga 27
17:58 | 05/06/2026
0

Në seancën e radhës në GJKKO, Ilir Meta përsëriti kërkesën për transmetim live të procesit gjyqësor dhe për daljen e...

Para
Meliza Haradinaj-Stublla jep dorëheqjen nga ministria dhe AAK-ja

Meliza Haradinaj-Stublla jep dorëheqjen nga ministria dhe AAK-ja

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

18:30 | 05/06/2026
Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

18:24 | 05/06/2026
Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

18:14 | 05/06/2026
Dëgjova një gjë shokuese –

Dëgjova një gjë shokuese –

17:58 | 05/06/2026
Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

17:40 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –
  • Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!
  • Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –
  • Dëgjova një gjë shokuese –
  • Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –
  • Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –
  • Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com