Të inkriminuarit do të ikin, ligjet do t’u mbeten? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të inkriminuarit do të ikin, ligjet do t’u mbeten?

11:20 | 27/05/2016
në Uncategorized
0

Nga Armando Mosho

Kur një popull bëhet i flashkët dhe i mjerë, në rast se dëshiron të vazhdojë të jetojë, duhet të demostrojë se fort e dëshiron një gjë të tillë. Ashtu siç një trup i sëmurë ndjen nevojën e konsultës mjekësore dhe marrjes së recetave mjekuese, po kështu dhe kombet e sëmura drejtohen për ndihmë tek partnerët që historikisht kanë treguar se ja kanë dëshiruar të mirën në vijimësi.

Prej disa muajsh në disa lëvizje të pazakonta ambasadorët e huaj në Shqipëri gjenden shumë aktiv për t’i realizuar procesin e dekriminalizimit dhe reformën në drejtësi Shqipërisë. Po prej kaq muajsh këtyre ambasadorëve ju duhet të gëlltisin gënjeshtra, për ta mbajtur të gjallë e për të mos ta lënë t’u vdesë, ndoshta misionin e tyre më delikat në Shqipëri. Ashtu siç syri i djathtë refuzon t’ja besojë shikimin vetëm syrit të majtë, po ashtu, kahet politike refuzojnë t’jua thonë troç këtyre ambasadorëve se: dikush, është tepër i dobët dhe nuk mundet ta mbajë atë që ka premtuar. Ashtu siç ambasadorët e konstatojnë më shumë në këta muaj të fundit, shqiptarët kanë gëlltitur për dhjetëravjecar gënjeshtra me thes, për të mos vdekur nga uria për demokraci.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Demokracia, në vetvete është një proces që kërkon të krijojë dhe garantojë sa më shumë pavarësi që mundet në çdo aspekt të jetës. Pavarësi e garanci të tilla si: pavarësi e garantim i opinioneve, pavarësi e garantim të regjimit të jetës, pavarësi dhe garantim të fitimit e të tjera me rradhë. Shqiptarët e pritën që demokracia t`u mbërrinte në vitet `90 si për t`jua garantuar gjithçka përmendur më lart, por në fakt ajo që sot në Shqipëri quhet demokraci, na mbërriti me format e vjetra, duke krijuar thjesht iluzionin, duke na bërë të besonim se po udhëtonte me kuaj të rinj, por në fakt as kuajt nuk ishin të rinj, rrugët mbetën të vjetrat dhe kjo karrocë po vijonte levizjen mbi “rrota të vjetra”.

Të gjendur të pamundur për ta shkëputur veten nga të kaluarat e tyre, elita politike e “demokracisë shqiptare” vijoi inercinë e shërbimit ndaj të shkuarës.

Duke e realizuar këtë shërbim me afrimin e njerëzve të nënshtruar, të përdorur si manekinë për ta mbajtur kartonin lart për çdo akt e ligj të lig në dëm të atdheut.

Procesi i dekriminalizimit sapo ka filluar të marrë rrugë dhe shumë do të detyrohen të lënë mandatet e më pas do të vijojnë të mbeten subjekte të zbatimit të ligjit. Problemi i madh qëndron në faktin se ka prej tyre, të cilët gjenden ende në pozicione vendimmarrëse krejt në mënyrë të pamerituar, duke mobilizuar asete kriminale për të mundur të bëjnë ligjet e këtij vendi. Në këtë pikë popullit ligjet i janë shitur si një e mirë e përgjithshme, por vërtetësisht nuk është kështu: shprehur në gjuhë juridike ligjet e demokracisë shqiptare nuk kanë qënë “ius commune” por kanë qënë “ius crimine”.

Dhe këtu lind një pyetje, të kriminalizuarit do të largohen, por ligjet a do t’u mbeten?

Rezistenca e madhe që i bëhet reformës në drejtësi bazohet pikërisht tek kjo tallje e madhe që “ius crimine” ju ka realizuar shqiptarëve në 3 dekadat e fundit, ëshë kjo tallje e cila frikëson shumë politikën shqiptare.

Natyrisht, që askush nuk duhet të konsiderojë në të ardhmen e afërt se po i bëhet padrejtësi prej gjykimit të drejtë.

Nëse shqiptarët kërkojnë ta rikthejnë krejtësisht dinjitetin e tyre mbi të shkuarën penguese, duhet të presin deri sa t’i kenë duart plot me të vërteta dhe me gjëra të drejta. Dhe të mund t’i përdorin kundër penguesve, në mënyrë që rikthimi i dinjitetit të përputhet plotësisht me të ushtruarit e drejtësisë.

E kush nuk do të guxojë më – të vjedh e të tall shqiptarët.

Etiketa: Armando Moshoflashkëtinerciius communeius criminekonsultë

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Lista e ambasadës së SHBA: Prokuroria hetim gjyqtarëve

Vrasja në Manzë/ Mirosh Djaloshi u vra nga i biri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com