Mesditën e sotme ka nisur vaksinimi edhe në qytetin e Fierit, ku prezent janë kryeministri Edi Rama dhe ministrja Ogerta Manastirliu.
Të parët që do të vaksinohen janë bluzat e bardha, mjekët dhe infermierët në poliklinika dhe më pas në azile.
Raportohet se janë 80 mjekë dhe infermierë që do t’i nënshtrohen vaksinimit dhe 55 të moshuar mbi 80-vjeç në azile.
Mjekja Silva Bino njoftoi një ditë më parë se pas Fierit, vaksinimit do të vazhdojë në Elbasan dhe Korçë.