Basha merr mbështetjen e Sllovenisë dhe Kroacisë: Shqipëria do ecë përpara në rrugën e BE, thithim investime të huaja! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha merr mbështetjen e Sllovenisë dhe Kroacisë: Shqipëria do ecë përpara në rrugën e BE, thithim investime të huaja!

09:22 | 19/02/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryedemokrati Lulzim Basha ka përmbyllur vizitën e tij në Slloveni dhe Kroaci, ku u takua me kryeministrin Sllovenisë e Janez Janša, i cili do të marrë presidencën e radhës të Bashkimit Europian dhe kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenković, vendi me i ri anëtar i Bashkimit Europian.

Basha i cilëson si dy miq të mirë të mitë dhe të shqiptarëve ai shprehet se ka marrë mbështeje për integrimin e Shqipërisë në BE, si dhe kryeministriat mirëpritën planin ekonomik të PD.

Read more

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

STATUSI I PLOTE

Shqipëria duhet të ecë në një rrugë të sigurt drejt Bashkimit Europian. Kjo nuk ndodhi gjatë 8 viteve të Ramës. Rama vetëm e ka larguar Shqipërinë nga Bashkimi Europian. Ne do të korrigjojmë të gjitha dështimet e Ramës, përfshirë këtu edhe këtë dështim.

Ashtu siç e anëtarësova Shqipërinë në NATO, ashtu siç liberalizova vizat, jam i sigurt se të gjithë së bashku do ta integrojmë Shqipërinë?? në Bashkimin Europian??.

TEKSTI I VIDEOS:
Të dashur bashkëqytetar, jam kthyer nga një vizitë e rëndësishme në Slloveni dhe në Kroaci. Takova dy miq të mirë të mitë dhe të shqiptarëve; kryeministrin e Sllovenisë Janez Janša, i cili do të marrë presidencën e radhës të Bashkimit Europian dhe kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenković, vendi me i ri anëtar i Bashkimit Europian.

Ishin takime jashtëzakonisht të frytshme dhe jam shumë i inkurajuar për mbështetjen që mora dhe ditët e mira që kemi përpara.

Të dy kryeministrat më shprehën dëshirën e tyre për të forcuar lidhjet mes vendeve tona në të gjitha fushat: në turizëm, në tregti, në diplomaci, në biznes, në investime. Diskutuam mënyrat se si mund të arrihen këto, menjëherë pasi të zgjidhem kryeministër.

Mirëpritën planin tonë ekonomik me të cilin ne do të thithim investime të huaja dhe zhvillojmë Shqipërinë, si dhe planin për integrimin europian të vendit.

Shqipëria do të ecë përpara në rrugën e Bashkimit Europian. Sepse ne kemi vullnetin dhe kemi mbështetjen e miqve tanë në këtë proces jetik.

Gjatë 8 viteve të qeverisjes se tij, Rama vetëm e ka larguar Shqipërinë nga Bashkimi Europian. Vetëm i ka shtuar pengesa Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Ne do t’i kalojmë të gjitha pengesa dhe do të korrigjojmë dështimet e Ramës e do të sjellim zhvillim dhe progres në rrugën e integrimit europian.

Ashtu si ia dolëm që me vendosmëri dhe besimin e partnerëve europian dhe amerikan ta fusim Shqipërinë në NATO, ashtu siç hoqëm vizat, me të njëjtin vullnet dhe punë të pandalshme bashkë me ju dhe me ndihmën e miqve tanë do ta fusim Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Ju falënderoj për mbështetjen tuaj të mrekullueshme. Mos u dorëzoni para vështirësive dhe problemeve të sotme. Ditë më të mira na presin për ju dhe për Shqipërinë tonë.

Faleminderit!

Etiketa: Janez JanšaKroaciKryedemokrati Lulzim Bashaslloveni

Të Lidhura

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

nga 27
12:42 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tivat, komentoi edhe protestat kundër projektit të...

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

nga 27
12:12 | 05/06/2026
0

Të kapluar nga dhimbja, familjarët e policit Enea Mekolli, që u vra dje në krye të detyrës, vajtojnë sot humbjen...

Para
Turqia do të ndërtojë 500 shtëpi në Laç, Ahmetaj: Puna ka filluar

Skeda e pasurisë së deklaruar/ Arben Ahmetaj, ministri më i pasur me 320 milionë lekë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026
E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

12:12 | 05/06/2026
Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

12:09 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –
  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com