Gazetari përplaset me Gjylametin në studio: Ndryshe flisnin, kur jeni në qeveri, ndryshe në opozitë (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazetari përplaset me Gjylametin në studio: Ndryshe flisnin, kur jeni në qeveri, ndryshe në opozitë (film)

06:21 | 12/02/2021
në Kryesore
0

Mbrëmjen e sotme në “As pro, as kundër” të drejtuar nga Robert Aliaj në ABC u diskutua për zgjedhjet në Kosovë dhe ndikimin në Shqipëri. Gjatë emisionit gazetari Adrian Thano u përfshi në një debat të fortë me akuza dhe kundër akuza me deputeten socialiste Blerina Gjylameti kur ra fjala për imazhin e Shqipërisë, ndërsa u desh ndërhyrja e drejtuesit të programit për të ulur tensionin.

Debati në studio

Read more

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Adrian Thano: Hapi temën e premtimeve, ju i keni mbajtur ju, se ke 8 vite?

Blerina Gjylameti: Absolutisht po

Adrian Thano: Ju flisni për imazhin e Shqipërisë kur jeni në qeverisje, kur jeni në opozitë flisni ndryshe dhe ndërroni vendet me ata, ata bëjnë të njëjtën gjë si ju tani. Na tregoni imazhin e Shqipërisë, po cfarë ke bërë ti për imazhin e Shqipërisë para 8 viteve?

Blerina Gjylameti: Zoti Thano po paragjykoni.

Adrian Thano: Ti jo njëherë, se je e re, ke ardhur me Rilindjen, po ata të tjerët përpara? A e kanë nxirë njëlloj me këtë standardin tënd?

Blerina Gjylameti: Je duke paragjykuar. E para unë ju, unë jam zonja Gjylameti, nuk jam ti?

Adrian Thano: Zonja Gjylameti jeni për ata që kanë respekt, unë nuk kam pikë respekti, pasi ndryshe flisni kur qeni në opozitë dhe ndryshe në qeveri.

Blerina Gjylameti: Nëse nuk ke respekt për mua mu drejto me etikë në studio, pasi pa etikë nuk lejoj askënd. Nëse nuk ke respekt mos mu drejto.

Robert Aliaj: Nuk është se nuk ka respekt për ju personalisht, nuk tha këtë, por për ju si forcë politike. Nuk është personale.

Blerina Gjylameti: Jo, sapo ma tha.

Adrian Thano: Ti nuk përfaqëson historinë në PS, ti ke ardhur tani, o zonjë, a ke ardhur tani ti, pas 2013?

Blerina Gjylameti: Zoti Thano, nëse nuk i njihni njerëzit interesohuni.

Adrian Thano: Jam interesuar. Jam interesuar.

Blerina Gjylameti: Nëse jeni interesuar mos flisni kështu…është shumë e pavend.

Adrian Thano: Po ça i keni këto, imazhi i Shqipërisë, hapi para 2013 cfarë keni bërë ju për imazhin e Shqipërisë, të tregoj.

Blerina Gjylameti: Zoti Thano do ju lutesha të jeni më respekt përsa kohë jemi në një panel.

Adrian Thano: Kam respekt për studion unë, jo për ty.

Blerina Gjylameti: Atëherë drejtohuni andej, mua nuk më mungon respekti juaj. Vazhdoni drejtohuni andej.

Adrian Thano: Temën e së majtës e hapa unë, nëse s’do që unë të përgjigjem, mos fol.

Blerina Gjylameti: Unë ju sugjeroj të qetësohuni se po humbisni qetësinë.

Adrian Thano: Unë jam shumë i qetë dhe mbi të gjitha jam i qartë, me hipokrizinë tuaj, na e keni shpifur.

Blerina Gjylameti: Robert unë me këto terma nuk jam fare dakord.

Adrian Thano: Ec mo burrë tani, mos na trego imazhin e Shqipërisë, sikur se dimë cfarë keni bërë përpara se të vinit në pushtet.

/Abcnews.al

Etiketa: “As pro as kunder”Blerina GjylametiGazetari Ardian Thano

Të Lidhura

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

nga 27
21:02 | 05/06/2026
0

Një takim i kryeministrit Edi Rama me banorët e Zvërnecit është shoqëruar me tensione dhe një incident të rëndë ditën...

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

nga 27
20:46 | 05/06/2026
0

Gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, një murgeshë katolike mori fjalën duke përcjellë një mesazh të fortë mbi gjendjen sociale...

Para
Zgjedhjet lokale në Kosovë, sot raundi i dytë i votimit

Dita e fundit e fushatës zgjedhore në Kosovë, të dielën qytetarët i drejtohen kutive të votimit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026
Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

20:46 | 05/06/2026
Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

20:40 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –
  • Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –
  • Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com