Basha zbulon planin: Turizmi është një nga bazat e ekonomisë tonë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha zbulon planin: Turizmi është një nga bazat e ekonomisë tonë

10:10 | 10/02/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka prezantuar këtë të mërkurë programin për turizmin, duke theksuar se ky sektor është një projekt madhor kombëtar.

Basha theksoi se do të dyfishojmë kontributin në punësim nga rritja e turizmit në ekonomi 40.000 në 80.000 vende pune, ku sipas tij kjo do ta ndryshojë ekonominë tonë.

PREZANTIMI I PROGRAMIT #SHQIPËRIA FITON PËR TURIZMIN NGA KRYETARI I PD, LULZIM BASHA

Read more

O mret, po ku ishe këto vite?! –

Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –

Ndëshkim maksimal për autorin –

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK –

 

 

Të dashur qytetarë,

Kemi folur për ekonominë dhe se si Shqipëria më në fund mund të fitojë.
Kemi folur për shëndetësinë dhe se si Shqipëria do të fitojë.
Javën e shkuar folëm për arsimin, çështjen më të rëndësishme për familjet tona, për fëmijët tanë dhe tani është e qartë për të gjithë se si Shqipëria do të fitojë.
Shqipëria fiton kur ka një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e saj.
Shqipëria fiton kur qeveria angazhohet ndaj njerëzve për të zbatuar planet e saj.
Shqipëria fiton kur qeveria në fakt ka një plan konkret.
Shqipëria fiton kur të sjellim 110.000 vende pune!
Fiton kur të ngremë pagat e mjekëve dhe infermierëve tanë të palodhur!
Pagat e arsimtarëve dhe pedagogëve.
Shqipëria fiton kur fëmijët tanë të marrin arsimin më të mirë të mundshëm!
Të dashur miq,
Sot ju prezantoj me krenari planin tonë për turizmin!
Ne jemi të bekuar me vendin më të bukur në botë.
Kemi plazhe të mrekullueshme.
Kemi peisazhe madhështore, që nuk gjenden askund tjetër.
Kemi kaq shumë për t’i ofruar botës, por që i japim kaq pak.
Nëse ne arrijmë potencialin tonë të vërtetë, do mund të bëjmë shumë gjëra të mëdha së bashku.
Turizmi është një nga bazat e ekonomisë tonë
Si shumë fusha të tjera, edhe ai është lënë pas dore. Kur nuk ecën para, nuk mbetesh në vendnumëro, por rrëshqet prapa.
Shikoni vetëm vendet e Ballkanit rrotull nesh.
Shikoni si lulëzon industria e tyre e turizmit.

Ata kanë kuptuar pikërisht atë që kjo qeveri nuk e ka bërë kurrë: nëse investon në mënyrën e duhur, nëse vendos të kujdesesh për njerëzit dhe jo për veten, mund të arrish gjëra të mëdha!
Niveli i punësimit në industrinë e turizmit, të ardhurat mesatare nga turistët dhe kohëzgjatja e sezonit turistik, janë të ardhurat më të ulëtat në rajon! Kjo duhet të ndryshojë!

Siç ju kam thënë gjatë javëve të fundit, këto që po ju prezantojmë nuk janë premtime boshe fushate.

Janë angazhimet tona, janë angazhimi im ndaj jush.

Nëse dikush nuk i plotëson angazhimet, nuk meriton të rrijë në detyrë pas 4 vitesh dhe jo më të kërkojë një mandat të dytë apo të tretë. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë sepse ata nuk janë të pashpresë.

Të dashur bashkëqytetarë, Në muajt e fundit kemi punuar me specialistët më të mirë në industrinë e turizmit, si nga Shqipëria, ashtu edhe nga bota, për t’i sjellë Shqipërisë një plan pune konkret që do të ndryshojë të ardhmen e turizmit shqiptar.
Më lejoni tani shkurtimisht t’ju prezantojë vetëm disa nga pikat se si Shqipëria do ta fitojë turizmin:
Unë angazhohem se ne do ta trajtojmë turizmin si një projekt madhor kombëtar. Çdo projekt i lidhur me turizmin, çdo investim i lidhur me të, do të marrë përparësi nga qeverisja jonë. Kjo është rruga për ta vendosur Shqipërinë të parën.

Unë angazhohem të rrisim kontributin e drejtpërdrejtë nga turizmi në ekonominë tonë nga 8 në 10%

Angazhohem të dyfishojmë kontributin në punësim nga rritja e turizmit në ekonomi 40.000 në 80.000 vende pune. Kjo do ta ndryshojë ekonominë tonë. Do t’u japë njerëzve punë dinjitoze dhe shpresë.

Angazhohem të dyfishojmë kapacitetet akomoduese. Duke hapur kështu dyert për më shumë turistë. E për pasojë do të kemi më shumë vende të reja pune.

Angazhohem të punoj për të rritur kohëzgjatjen e sezonit turistik, përmes diversifikimit të ofertave turistike:
Bregdetare
Malore
Rurale
Kulturore
Kështu ne do të dyfishojmë kohën e qëndrimit të turistëve të huaj në vendin tonë.
Do t’u japim atyre më shumë arsye stimuluese për ta vizituar Shqipërinë.
Si rrjedhojë e këtyre masave qeveria e re angazhohet të rrisë numrin e turistëve të huaj me 15% në vit!

Turizmi është një nga bazat e gjithë ekonomisë tonë kombëtare. Ne mund të marrim shumë më shumë prej tij. Mundemi dhe me ndihmën tuaj, do ta marrim!
Shqipëria do të fitojë!
Ne mund të jemi më mirë dhe të bëhemi më mirë!
Më 25 prill ne do ta largojmë qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë dhe bashkë do ta ndryshojmë të ardhmen e vendit.

Etiketa: kreu i Partisë DemokratikeLulzim Bashaprojekt madhor kombëtarturizmi

Të Lidhura

O mret, po ku ishe këto vite?! –

O mret, po ku ishe këto vite?! –

nga 27
10:49 | 04/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qytetar...

Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –

Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –

nga 27
10:04 | 04/06/2026
0

44-vjeçari i identifikuar si Violand Braçellari është autori i vrasjes së efektivit të policisë Enea Mekolli dhe plagosjes së policit tjetër Edison Adri. Ngjarja ka...

Ndëshkim maksimal për autorin –

Ndëshkim maksimal për autorin –

nga 27
09:44 | 04/06/2026
0

Pas ngjarjes së rëndë në Maliq ku humbi jetën një efektiv i forcave Shqiponja dhe u plagos një tjetër gjatë...

Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK –

nga 27
09:38 | 04/06/2026
0

Ish futbollisti i Kombëtares, Igli Tare është paraqitur këtë të enjte (4 qershor) në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, në kuadër...

Para
Lojërat e fatit, policia aksion blic në gjithë vendin, arrestohen rreth 50 persona

Plagoset me thikë 30-vjeçari në Astir

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

O mret, po ku ishe këto vite?! –

O mret, po ku ishe këto vite?! –

10:49 | 04/06/2026
Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –

Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –

10:04 | 04/06/2026
Ndëshkim maksimal për autorin –

Ndëshkim maksimal për autorin –

09:44 | 04/06/2026
Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK –

09:38 | 04/06/2026
Trumpët ndërtojnë ‘parajsë private’ në Shqipëri, mua më sulmojnë për pikturat –

Trumpët ndërtojnë ‘parajsë private’ në Shqipëri, mua më sulmojnë për pikturat –

09:28 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • O mret, po ku ishe këto vite?! –
  • Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –
  • Ndëshkim maksimal për autorin –
  • Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK –
  • Trumpët ndërtojnë ‘parajsë private’ në Shqipëri, mua më sulmojnë për pikturat –
  • Operacioni që përfundoi në tragjedi, publikohen fotot e efektivit të vrarë dhe kolegut të plagosur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • O mret, po ku ishe këto vite?! –
  • Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com