Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 33 raste të reja me koronavirus në Elbasan. Ndërkohë, gazetari Aldo Kozarja raporton një situatë aspak të qetë në shkolla sa i përket infektimeve.
Vetëm 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitiv me koronavirus nëntë mësues.
Sakaq, në të gjithë vendin u raportuan sot 876 raste të reja dhe 11 të vdekur si pasojë e virusit. Tirana vijon të ketë numrin më të lartë të të infektuarve që konfirmohen çdo ditë.