Ish-kryebashkiaku kërkon nga drejtësia të trajtohet njësoj asti i tij me videoskandalin Meta-Prifti
Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili, kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të shpallur nga gjykata e shkallës së pare. Ish-kryebashkiaku pretendon se videoskandali ku ai shfaqet duket kërkuar favore seksuale në shkëmbim të një vendi pune, duhet tëtrajto0het njësoj nga drejtësia si videoskandalit Meta-Prifti.
Avokati mbrojtjes i Shukri Xhelilit pretendon se Gjykata e Lartë ka vendime unifikuese në të cilat filmime të ngjashme janë konsideruar të papërdorshme. Duke kujtuar se në rastin e ish-kryebashkiakut nuk dihet se cili është burimi i pamjeve të transmetuara, mbrojtja nënkupton të njëjtin precedent edhe në rastin Meta-Prifti. Për videon Meta-Prifti, ku pretendohej për një aferë korruptive me 700 mijë euro, nuk pati masë sigurie arrest me burg. Ky është argumenti ku bazohet mbrojtja e ish-kryebahskiakut të Dibrës.