Autoriteti Rrugor Shqiptar ka raportuar lidhur me gjendjen e segmenteve rrugore në vend si pasojë e motit të keq, që ka sjellë vështirësi në qarkullim.
Si pasojë e reshjeve intensive që kanë qenë gjatë natës, ka pasur rënie gurësh në disa segmente. Në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që nga km 6 deri në km 12 të qarkullohet me zinxhirë.
Njoftimi i plotë:
Gjatë natës kanë vazhduar reshjet në të gjithë territorin por pa sjellë probleme të mëdha me qarkullimin.
Vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare.
Rënia e materialeve në segmentet: Ura e Kranës Syri i Kaltër, Lukovë-Bunec, Librazhd-Elbasan, në Kalimash km 107 dhe Shkopet-Ulëz është mbajtur gjithe kohën nën kontroll, për të mos sjellë probleme në qarkullim.
Në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që nga km 6 deri në km 12 të qarkullohet me zinxhirë
Kontraktorët janë në gadishmëri për përballimin e çdo situate që mund të paraqitet.