Pas Tiranës, Vlora është qyteti i dytë që pritet të nisë fushatën e vaksinimit kundër Covid 19.
Raportohet se fushata e vaksinimit në Vlorë pritet që të nisë të shtunën dhe do të bëhet në ambientin e stadiumit të Flamurtarit.
Kujtojmë se vaksinimi në vendin tonë ka nisur një ditë më parë dhe të parët që morën dozën ka qenë doktoreshë Najada Çomo dhe kryeministri i vendit Edi Rama.