Noka: Rama nuk e fotografon të gjithë territorin nga ajri shefat e policisë mbështesin trafikun e drogës
Partia Demokratike ka akuzuar Kryeministrin Rama se po mbështet trafikun e drogës. Duke folur nga Kryesia e Kuvendit deputeti demokrat Flamur Noka tha se Rama nuk i përgjigjet letrës së dërguar nga ai, për të fotografuar nga ajri të gjith territorin në mënyrë që të punohet për të asgjesuar drogën të cilën ka mbuliar vendin.
Këto deklarata demokrati Noka i bëri pas akzuave të bërë nga qytetarët e Fierit se në plazhin e Semanit, gjatë ditës së dielë janë ulur dhe ngritur disa avionë të vegjël, dhe policia me forca të armatosura kishte bllokuar rrugët për të mbajtur larg dëshmitarët.