Gjatë 24 orëve të fundit në Itali kanë humbur jetën 649 persona.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se numri i pacientëve në kujdes intensiv është në rënie, ndërsa janë regjistrua 15,378 raste të reja pozitiv për koronavirus.
Që nga fillimi i pandemisë 76,329 pacientë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin.
Raportohet ditën e sotme se ka filluar vaksinimi në spitalin Papa Giovanni XXIII, i cili ishte një nga spitalet më të prekura në fazën e parë të pandemisë.
Deri më tani janë vaksinuar 150 persona pjesë e personelit të spitalit, kryesisht mjekë, infermierë, punonjës shëndetësorë, administratorë si edhe teknikë.