Pse perëndimorët po i “përgjërohen” Bashës! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse perëndimorët po i “përgjërohen” Bashës!

15:37 | 22/05/2016
në Opinion
0

Nga Mero Baze

Për shumë njerëz ka ngjallur kuriozitet përse Knut Flankeshtain, e hapi dhe një herë xhamin e dritares së veturës në oborrin e SHQUP dhe ju drejtua me përgjërim Lulzim Bashës: “Më thuaj të vërtetën”.

Dukej si një lloj makthi që ka krijuar tek perëndimorët fakti që ky njeri i ka gënjyer rregullisht për më shumë se një vit për reformën në drejtësi, dhe befas ka zhvillime të reja negative të orëve të fundit. Ditën kur ndodhi ky episod, ishin konsumuar për herë të parë tre deklarata të qarta, të tre figurave kryesore të opozitës, që po shpreheshin në minutat e fundit kundër reformës në drejtësi.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Sali Berisha deklaroi se reformën do ta miratojë Partia Demokratike kur të vijë në pushtet, pasi kjo shumicë dështoi. Deklarata ishte e qartë, pa ekuiovoke, por nuk përbënte lajm, pasi është qëndrim konstant i Berishës. Po atë ditë, Lulzim Basha për herë të parë ndryshoi qëndrimin e tij në mbështetje të draftit të ofruar nga BE e SHBA dhe tha se “drafti i PD është më i miri dhe më afër Venecias”, duke hedhur poshtë idenë dhe betimin që votonte atë që të ofronte Venecia. Ky ishte zhvillim i ri, pas deri më sot, Lulzim Basha u ka thënë “Po” edhe perëndimorëve për ta miratuar, “Po” edhe Berishës për të mos e miratuar. Por, në minutat e fundit duket se Berisha e ka detyruar të flasë hapur kundër reformës.

Një ditë më pas foli dhe Bujar Nishani. Në një letër ordinere drejtuar Edi Ramës mes të tjerave, ai i bënte thirrje atij të pranonte kompromisin me opozitën, pra versionin e PD për reformën, duke u futur në një linjë me Berishën.

Asnjëherë gjatë këtij viti nuk kanë qenë kaq të bashkuara qëndrimet e tre figurave që përfaqësojnë formalisht PD në këtë proces, Berishës, Bashës e Nishanit.

Ky zhvillim ka alarmuar diplomatët perëndimorë, që po u plas shpirti me reformën, por duket se PD nuk do të lëvizë më nga pozicioni. Zhurmat e njëpasnjëshme që tenton të prodhojë në Kuvend, të cilat konsumojnë njëra-tjetrën, thjesht po kërkojnë t’i japin kohë të mos e fusin në rend të ditës. Dhe gjithë problemi i diplomatëve perëndimorë, sot mbetet Lulzim Basha. Sa më shumë ata përpiqen ta fuqizojnë, aq më shumë ai dorëzon pushtetin e tij, kur vjen puna tek marrja e përgjegjësisë, duke e shpërndarë atë nga Berisha e deri tek Nishani. Për një kohë të gjatë ai i ka vënë ata në gjumë, duke qenë në anën e tyre dhe duke u ankuar në konfidencë për Berishën dhe protagonizmin e tij. Falë kësaj taktike, ata i ofruan atij nenin 25, që amnistonte çdo ish-ministër të Berishës dhe vizitë në grupin parlamentar të dy diplomatëve, përballeshin me Berishën, por Berisha ja dogji të dyja. E detyroi Bashën të distancohej publikisht nga neni 25 dhe ta ndryshonte, dhe refuzoi të shkonte në “takimin me prindër” në grupin parlamentar.

Pas kësaj, duket se Basha është i dorëzuar dhe e vetmja shpresë e tij është të shtyhet ballafaqimi në Kuvend për reformën.

Është kjo arsye që ndërsa dilte nga selia e SHQUP, Knut Flankeshtain hapi dhe një herë derën e xhamit dhe ju drejtua Bashës “Më thuaj të vërtetën”. I ka gënjyer aq shumë, sa ata janë lodhur dhe nuk dinë ç’të bëjnë më me gënjeshtrat e tij. Janë gati ta pranojnë dhe t’u thotë që ju gënjeva dhe të marrin vendimet e tyre. Por, ai do të vazhdojë t’i gënjejë deri në fund, kur ata as vetë nuk do ta kuptojnë pse dreqin u duhej ta besonin kaq gjatë. Ata menduan se përmes reformës po i japin PD-së dhe një kryetar, ndërsa në finale reforma po dështon dhe Basha po humbet çdo shije dhe formale për të qenë kryetar, në një parti ku çdo vendim e merr Berisha. Thjesht u bie që kanë punuar të rikthejnë Berishën në krye të PD.

/gazetatema.net/

Etiketa: ekuivokKnut FleckensteinLulzim BashaMero BazepërgjërimSali Berishatakimi me prindërzhurmat

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Vëllazëria e banditëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com