Një pacient, i cili kaloi me sukses koronavirusin është treguar mirënjohës me stafin e spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë.
Ai i ka dhuruar stafit një pemë të veçantë për Krishtlindje, e zbukuruar me tullumbace, doreza dhe maska.
Po ashtu, ish-pacienti me iniciale E. C., u ka bërë nga një dhuratë secilit prej punonjësit në këtë spital, të cilët përballen me luftën kundër koronavirusit.
“Mirënjohje dhe falenderim për ish pacientin E.C. për mendimin e bukur për kolegët tanë në strukturat Covid”,- shkruhet në njoftimin e spitalit.