Karantina, një llogari me shumë të panjohura – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Karantina, një llogari me shumë të panjohura

09:45 | 16/12/2020
në Bota, Kryesore
0

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka nënvlerësuar rrezikun e Coronës. Në fund të shtatorit u shpërnda si thashethem nëpër media informacioni, se kristiandemokratja ka paralajmëruar në një konferencë me video të partisë së saj për mbi 19.000 infektime të reja në ditë deri në krishtlindje. Shumë vetë e quajtën këtë alarmizëm. Sot vetë kritikët dhe Merkeli do ishin të gëzuar, nëse prognozat e tyre do të konsideroheshin të ekzagjeruara.

Për fat të keq kjo ka ndodhur. Që tani Instituti Robert Koch regjistron në ditë të caktuara rreth 30.000 infektime. Ajo që duhet t’i bëjë të mendohen e t’i trembë edhe neglizhuesit më të mëdhenj të pandemisë është shifra e vdekjeve: Në mes të nëntorit ajo kapte 12.000 vetë, aktualisht janë rreth 22.000 të vdekur që kanë vdekur me ose për shkak të Coronës. (shifra e 13.12.2020). Gati një dyfishim brenda një muaji! Kush nuk i kupton shenjat e kohës, atij nuk mund t’i ndihmohet më!

Mjafton një vështrim në spitale

Read more

Dëgjova një gjë shokuese –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

Për shkak të këtij zhvillimi dramatik një lockdown i ri, të cilin qeveria gjermane e vendosi në ujdi me 16 landet, është absolutisht vendimi i duhur. Kush ka një qëndrim tjetër, mund t’ia thotë në fytyrë këtë personelit në spitale, në shtëpitë e kujdesit apo në kujdesin shtëpiak që lufton plot sakrificë për çdo jetë njeriu. Dhe ta arsyetojë, se pse e gjitha kjo nuk është keq.

Situata në të cilën ndodhet Gjermania tani në luftë kundër pandemisë kërkon solidaritetin e të gjithëve. Dhe empati për të prekurit drejtpërdrejt dhe jo drejtpërdrejt. Nuk është koha të hiqesh se i di gjërat më mirë, nuk është koha e atyre që mendojnë se vetëm ata kanë të drejtë apo për ata që nuk duan t’ia dinë. Sidomos këto ditë.

Nëse mund të ngushëllohesh disi apo të marrësh pak inkurajim nga mënyra e veprimit të përgjegjësve të politikës këto ditë, atëherë këtë mund ta gjesh vetëm tek ujdia kaq e madhe kësaj here. Për fat të keq nuk ka qenë kështu në muajt e javët e fundit.

Mësim nga gabimet

Por tani nuk është ora e llogarive mendjevogla, kush ka gabuar dhe kush jo. E rëndësishme është të nxirren mësimet e duhura nga vlerësimet e gabuara të situatës në të shkuarën.

Profilizimi në kurriz të të tjerëve nuk është gjesti i duhur. Njerëzit në Gjermani duhet të sakrifikonin shumë, dhe do t’u kërkohet edhe më shumë sakrificë. Gatishmëria për këtë është ende e lartë, sipas sondazheve. Politika do të bënte mirë të nderonte me sinqeritet e ndershmëri këtë mirëkuptim.

Këtu bën pjesë edhe që t’i thuhet hapur popullit më mirë që tani për masat e tjera që do të duhet të merren apo që mund të zgjasin më gjatë. Se që gjendja do të qetësohet më 10 janar, – deri këtë kohë është planifikuar fillimisht mbyllja e dytë -, mbetet vetëm një shpresë e dëshpëruar. Ka shumë shenja për atë që kjo shpresë mund të zhgënjehet.

Në fund të fundit dimri zgjat deri në mars. Dhe vaksinat nuk kanë filluar ende. Mbyllja e pjesshme e nëntorit kaloi pa asnjë efekt. Ky është realiteti i hidhur. Prandaj është i pashmangshëm lockdown-i tani. Ndoshta në pranverë kur të hedhim vështrimin pas do të themi, se politika gjermane bëri çdo gjë si duhet më 13 dhjetor. Do ishte mirë sikur të ndodhte kështu, por me siguri nuk mund e nuk duhet ta thotë askush. /DW/

Etiketa: Angela merkelkancelarja gjermanePandemia

Të Lidhura

Dëgjova një gjë shokuese –

Dëgjova një gjë shokuese –

nga 27
17:58 | 05/06/2026
0

Në seancën e radhës në GJKKO, Ilir Meta përsëriti kërkesën për transmetim live të procesit gjyqësor dhe për daljen e...

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

nga 27
17:40 | 05/06/2026
0

Një autobus i transportit publik në Tiranë është aksidentuar në afërsi të gjykatës së Tiranës ditën e sotme. Nga impakti...

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

nga 27
15:29 | 05/06/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka dërguar një letër të hapur presidentit rus Vladimir Putin, ku propozon një takim...

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

Para
Pezullimi i pagesës së kredive/ Basha: Një nga masat e propozuara nga PD

Basha publikon të dhënat e Eurostat: Koha për ndryshim, shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për ta!

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dëgjova një gjë shokuese –

Dëgjova një gjë shokuese –

17:58 | 05/06/2026
Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

17:40 | 05/06/2026
Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

15:29 | 05/06/2026
A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Dëgjova një gjë shokuese –
  • Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –
  • Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dëgjova një gjë shokuese –
  • Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com