Nikoll Lesi: Edi, lidhi qentë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nikoll Lesi: Edi, lidhi qentë!

11:00 | 12/12/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Mbrëmë vonë, mu te hyrja e redaksisë së gazetës “Koha Jonë”, një mori forcash speciale morën me dhunë kryeredaktorin e gazetës, Qamil Xhani. Nuk isha në redaksi në atë moment, por më sqaruan (janë edhe kamerat) se si kryeredaktori mu te dera e “shtëpisë” së tij, pra gazetës, ishte kur ka parë se si policët po rrihnin dy minorenë “protestues”. Gazetari ka drejtuar celularin për t’i filmuar, pasi ishte lajm dhe për lajmin nuk prekesh. Në çast forcat speciale janë turrur drejt kryeredaktorit. Ai i ka sqaruar se jam gazetar dhe drejtues i gazetës, por sapo e kanë dëgjuar fjalën “Koha Jonë”, i janë sulur edhe të tjerë, duke e marrë me forcë, dhunshëm. Dhe po dhunshëm e kanë goditur në makinën e policisë, pavarësisht se iu ka shpjeguar se çfarë pune bën, porse në radiot e policisë dëgjohej: “silleni këtu në komisariat!”, siç tregon më vonë zoti Xhani.

Asnjë shpjegim në makinën e policisë nuk ka dhënë sukses për ta mbyllur rrugës një veprim të tillë të turpshëm policesk. E kanë futur në një sallë me mbi 50 veta në komisariatin numër 2, ku siç deklaron kryeredaktori nuk kishte as maskë, por ngjeshur me njëri-tjetrin si sardele e ku kërciste dajaku.

Nëse do të ishte rast sporadik edhe mund të mos bënim zhurmë të madhe, por rastet po përsëriten vrullshëm. Parmbrëmë morën një gazetar të Oranews, para ca muajsh e provova vetë pak metra nga redaksia, kur tentuan të më merrnin me forcë edhe mua në komisariat, gjë për të cilën ju zoti kryeministër me thatë se ishte gabim.

Read more

Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

Por, “gabim”, “gabim” dhe prapë “gabime”, sikur nuk shkon zoti kryeministër!

Natyrisht që nuk keni urdhëruar ju mbrëmë, as drejtori i përgjithshëm i policisë, mendoj as ministri në ikje, por është fryma që keni përhapur në polici e në shtet. Frymë arrogante, dhune dhe bashkuar me një ironi e tallje ndaj çdokujt që nuk është në të njëjtin mendim me ju; e gjitha kjo vjen nga Ju si drejtues qeverie.

E natyrisht, polici apo zyrtari nuk ka pse të marrë leje nga Ju apo nga Endri Fuga, por e di se si duhet reaguar ndaj “armiqve” të pushtetit!

Ndalimi i një gazetari të thjeshtë apo edhe punonjësi të medias mbetet lajm. Aq më tepër, kur ndalohet një kryeredaktor gazete, sidomos i gazetës së parë të pavarur shqiptare, “Koha Jonë”. Edhe Ju keni punuar, pra shkruar, dikur ndër vitet 1992-1997 në gazetën “Koha Jonë”. Shkrime, intervista dhe analiza brilante që drithëronte pushtetin e asaj kohe të Sali Berishës; ju i keni shkruar. Atëkohë, kur na vinte policia te redaksia, ti thoje: “Nuk i nis Saliu, por fryma e Saliut”. Dhe kishe të drejtë.

Për dreq dhe për fat të keq tani pas 25 vitesh ti po vepron me të njëjtën mënyrë, por të pakten ti nuk na ke djegur redaksinë!

Zoti na shpëtoftë edhe nga kjo, si dikur!

Edi!

Ka ardhur koha të ikësh, duhet ta bësh edhe për veten tënde, se je rënduar pak si shumë nga lodhja e pushtetit 8 vjeçar dhe 22 vjeçar në total.

Ik, Edi sa ke kohë se mund të dalësh prapë udhëve lirshëm!

Sa më shumë e mbush kazanin tënd me zullume, aq më vështirë do të jetë ta shpërlash.

Në fakt, kur i vjen ngordhja të zotit të qenve, kështu ndodh!

Nikoll Lesi

Momentet e arrestimit të kryeredaktorit të gazetës “Koha Jonë” Qamil Xhani (film)

Etiketa: edi ramaEndri Fugagazeta “Koha Jonë”Koha Jonëkryeredaktorilidhi qentë!Nikoll LesiNikoll Lesi: EdiQamil Xhaniqentë

Të Lidhura

Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

nga 27
22:41 | 04/02/2026
0

InsideStory realizoi analiza për konstatimin e metaleve të rënda, të cilat konsiderohen toksike dhe mjaft të dëmshme për organizmin. Në...

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

nga 27
22:21 | 04/02/2026
0

Vdekja e një gruaje 65-vjeçare në Belsh, pas kafshimit nga një qen rruge, nuk është thjesht një tragjedi. Është një...

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

nga 27
22:07 | 04/02/2026
0

Epiqendra sipas të dhënave ishte në Greqi, pranë zonës së Kosturit, ndërsa lëkundjet kanë qenë të forta në zonën Hoçisht...

Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

nga 27
20:32 | 04/02/2026
0

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka ndarë pamje nga takimi i mbajtur një ditë më parë me demokratët në Fier....

Para
Kreu i OBSH-së: Ne nuk mund ta ndalojmë këtë pandemi nëse…

OBSH: Të gjitha vendet të kenë qasje të barabartë tek vaksinat

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

22:41 | 04/02/2026
Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

22:21 | 04/02/2026
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

22:07 | 04/02/2026
Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

20:32 | 04/02/2026
Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –

Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –

20:20 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –
  • Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –
  • Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –
  • Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –
  • Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –
  • Plagoset me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –
  • Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com