Gara e apsurde e kryeministrit me numrin e të inkriminuarve në parlament
“Makineria e baltës ka këto funksione: Shpife riprodhon shpifjen në media ngre akuza përsërit akuzat pa pushim dënon publikisht te akuzuarit. Ligji i “dekriminalizimit” unikal në botë për nga ashpërsia, tani pyesni Shqupin ku janë 19 kriminelët e PS në Kuvend? #Shqupi makineri balte!” shkruan kryeministri në facebook, menjëherë pasi KQZ publikoi listën e deputetëve e kryebashkikavë me probleme me ligjin në të shkuarën e tyre.
Në të vërtetë formularët e dekriminalizimit nuk nxorën 19 deputetë të PS-së por shtatë. Nuk duhet të jetë kaq e rëndësishme se sa janë të inkriminuar nga PS-ja por a ka të inkriminuar. Rëndësi ka që ky fenomen ekziston në partinë e ramës PS, në PD dhe në LSI. Para se Rama të hynte në një garë apsurde numrash me deputetë të inkriminuar, bashkë me Bashën, Metën, Berishën e të tjerë faktor përcaktues të këtyre listave, duhej një ndjesë e madhe publike ndaj shqiptarëve për këtë parlament ku krimi ka zënë rrënjë.