Në Itali janë shënuar shifra të frikshme nga Covid-19 në 24 orët e fundit. Siç bëjnë me dije mediat italiane në 24 orët e fundit janë shënuar 822 viktima.
Ndërkohë që rastet e reja me Covid-19 në 24 orët e fundit kanë pësuar rritje krahasuar me një ditë më parë dhe janë regjistruar 29,003 qytetarë të infektuar.
Dje janë shënuar 25,853 raste të reja nga 230,007 viktima. Vdekjet dje ishin 722. Tani rastet totale të Covid-19 tejkalojnë një milion e gjysmë, duke arritur në 1,509,875.