Ai dërgoi dje një letër me autoritetin e kreut të policisë italiane ku sqaronte se paisja e përgjimit është në duart e tyre
Alesandro Panza nuk është më drejtori i Policisë Italiane. Corriere della Sera, shkruan se Franco Gabrielli, ish-prefekti i Romës dhe Akuilas, ka marrë zyrtarisht detyrën mëngjesin e sotëm. Ndërsa dje u publikua një letër e mbërritur nga Panza, i cili sipas të njëjtës gazetë italiane ishte larguar nga detyra që në datën 29 prill, ditë para se të plaste skandali i përgjimeve në Tiranë.
“Franco Gabrielli është bërë kreu i Policisë Italiane. Prefekti dhe polici, që më parë ka mbajtur edhe detyrën e drejtorit të Sisde, pastaj prefekt i Akuilas dhe shef i Departamentit të Mbrojtjes Civile dhe që nga prilli i 2015 zbuloi “Mafia Capitale”, që 29 prillit ishte emëruar si kreu i Policisë”, shkruan Corriere Della Sera.