Edhe një herë: Mbyllja e shkollave është urgjencë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edhe një herë: Mbyllja e shkollave është urgjencë!

17:45 | 24/11/2020
në Kryesore
0

Edhe një herë, mbyllja e shkollave është urgjencë për frenimin e pandemisë! Ato janë sot bomba biologjike të përhapjes së pandemisë!

Nga Sali Berisha

Nga 15 shtatori gjer sot numri i rasteve të infektuara çdo ditë është rritur me 500%. Vetëm dje u shpallën 17 vdekje spitalore nga COVID-19.

Read more

Altin Dumani firmos sekuestron ndaj llogarive të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit –

Meta mbërrin në Skrapar për ceremoninë e përcjelljes së të atit drejt banesës së fundit (Video) –

I dënuar për drogë, 48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu i Koridhalos (Emri) –

Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas –

Dje, në Shqipëri, me një testim më pak se 1:3, pati 795 të infektuar nga COVID-19 ose 5 herë më shumë raste se sa më datë 15 shtator.

Po kështu, pati dhe 17 vdekje apo mbi 50% të të gjitha vdekjeve të tre muajve të parë të pandemisë.

Këto të dhëna dëshmojnë se situata e pandemisë në Shqipëri është jashtë çdo kontrolli dhe po rrok listën me shpejtësi.

Duhet mbajtur parasysh se me një testim normal, numri i rasteve të infektuara dje do të ishte 2500-3000 dhe po të mos fshiheshin vdekjet spitalore, numri i të sëmurëve të vdekur dje nga COVID-19 në spitalet COVID dhe ato të rretheve është rreth 36 – 40, pa llogaritur këtu vdekjet e shumta jospitalore nga COVID-19 në të katër anët e vendit, numri i të cilave është rreth 90 – 100.

Pavarësisht nga këto të dhëna me përkeqësim progresiv, kryepidemiologu injorant i Surrelit, Edvin Hajduti, ka zgjedhur që në krye të radhës mashtrimin dhe manipulimin për trajtimin e pandemisë.

Në këtë kontekst ai vazhdon refuzimin e mbylljes së shkollave duke ndezur kështu flakë pandeminë COVID-19 në Shqipëri dhe po e çon vendin drejt katastrofës.

Në fund të gushtit, por dhe në fillim të shtatorit, duke konstatuar se Shqipëria kishte kushtet më minimale për hapjen e shkollave për nxënësit, kërkova shtyrjen e fillimit të vitit të ri shkollor për të parandaluar shndërrimin e shkollave në bomba biologjike të përhapjes së COVID-19.

Natyrisht, reagimi i kryepidemiologut injorant të Surrelit dhe lakejve të tij ishte që shkollat po i hapim, sepse ato i hapën Gjermania, Franca, Italia, Britania e kështu me radhë.

E vërteta është se ato vende i hapën shkollat, por kushtet në shkollat e tyre ndryshonin me ato të Shqipërisë si dita me natën.

Në shkollat e Shqipërisë nuk ekzistojnë kushtet më minimale mbrojtëse të fëmijëve tanë nga COVID-19.

Shumica dërrmuese e tyre janë pa ujë, pa mjediset e duhura higjieno-sanitare, pa dizinfektantë me klasa 45 nxënës dhe në asnjë aspect, absolutisht në asnjë aspekt nuk mund të krahasohen me shkollat e Gjermanisë, Francës, Britanisë, Italisë.

Përveç këtyre, në dallim nga të gjitha këto vende, Shqipëria ka nivelin më të ulët të testimeve në Europë, për rrjedhojë nivelin më të ulët të diagnostikimit, izolimit dhe mjekimit të të sëmurëve me COVID-19.

Sot, janë me mijëra fëmijë që shkojnë çdo ditë në shkollë me prindër dhe familjarë me COVID-19, të cilët nuk bëjnë dot testin.

Sot, janë me qindra e qindra mësues të infektuar me COVID-19 që vazhdojnë punën, sepse nuk e bëjnë dot testin ose urdhërohen në mënyrë kriminale të fshehin gjendjen e tyre nga narko-drejtorë militantë, të cilët para shëndetit të kolegëve dhe nxënësve vendosin urdhrat kriminalë të kryepidemiologut të Surrelit dhe lakejve të tij.

Duke dënuar si të papërgjegjshëm e kriminal dhe me pasoja tejet të rënda qëndrimin e Edvin Hajdutit me mosmbylljen e shkollave, kërkoj mbylljen e menjëhershme të tyre në mbarë vendin dhe kalimin e tyre në sistemin online!

Etiketa: COVID-19Edhe një herë: Mbyllja e shkollave është urgjencë!Edvin Hajdutikryepidemiologu i SurrelitPandemiaSali Berishashkollatspitalet Covid

Të Lidhura

Altin Dumani firmos sekuestron ndaj llogarive të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit –

Altin Dumani firmos sekuestron ndaj llogarive të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit –

nga 27
11:50 | 02/06/2026
0

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar llogaritë bankare të kompanive të lidhura me projektin e...

Meta mbërrin në Skrapar për ceremoninë e përcjelljes së të atit drejt banesës së fundit (Video) –

Meta mbërrin në Skrapar për ceremoninë e përcjelljes së të atit drejt banesës së fundit (Video) –

nga 27
11:46 | 02/06/2026
0

Ilir Meta ka mbërritur në fshatin Çepan të Skraparit, aty ku edhe do të mbahet ceremonia e varrimit të babait...

I dënuar për drogë, 48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu i Koridhalos (Emri) –

I dënuar për drogë, 48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu i Koridhalos (Emri) –

nga 27
11:38 | 02/06/2026
0

Një i burgosur shqiptar është arratisur nga burgu i Korydallos në Greqi, duke vënë në alarm autoritetet greke. Mungesa e...

Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas –

Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas –

nga 27
11:18 | 02/06/2026
0

Një aksident tragjik i ndodhur në orët e para të mëngjesit në Lushnjë i ka marrë jetën një 43-vjeçari. Viktima,...

Para
3 të vdekur nga koronavirusi në vend (film)

Tragjedia vazhdon/ 19 viktima nga koronavirusi dhe 744 raste të reja

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Altin Dumani firmos sekuestron ndaj llogarive të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit –

Altin Dumani firmos sekuestron ndaj llogarive të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit –

11:50 | 02/06/2026
Meta mbërrin në Skrapar për ceremoninë e përcjelljes së të atit drejt banesës së fundit (Video) –

Meta mbërrin në Skrapar për ceremoninë e përcjelljes së të atit drejt banesës së fundit (Video) –

11:46 | 02/06/2026
I dënuar për drogë, 48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu i Koridhalos (Emri) –

I dënuar për drogë, 48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu i Koridhalos (Emri) –

11:38 | 02/06/2026
Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas –

Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas –

11:18 | 02/06/2026
Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas –

Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas –

11:03 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Altin Dumani firmos sekuestron ndaj llogarive të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit –
  • Meta mbërrin në Skrapar për ceremoninë e përcjelljes së të atit drejt banesës së fundit (Video) –
  • I dënuar për drogë, 48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu i Koridhalos (Emri) –
  • Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas –
  • Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas –
  • “Shqipëria nuk është në shitje”! Qytetarët zbresin sërish sot në shesh kundër projektit në Zvërnec –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Altin Dumani firmos sekuestron ndaj llogarive të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit –
  • Meta mbërrin në Skrapar për ceremoninë e përcjelljes së të atit drejt banesës së fundit (Video) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com