Shkupi dhe Sofja në kërkim të kompromisit, çfarë pret Shqipëria nga Samiti i Sofjes – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkupi dhe Sofja në kërkim të kompromisit, çfarë pret Shqipëria nga Samiti i Sofjes

09:49 | 10/11/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Është mbajtur takim online i Ministrave të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, Bullgarisë Ekaterina Zaharieva dhe Gjermanisë Hajko Mass. Ministrat Bujar Osmani dhe Ekaterina Zaharieva e kanë quajtur historik bashkëkryesimin e dy vendeve me Procesin e Berlinit që ndodhë për herë të parë që nga fillimi i procesit, me një vend anëtar dhe një vend kandidat.

Osmani gjatë konferencës së përbashkët tha se kryesimi i dy vendeve është moment historik me simbolikë të madhe që vërteton se rajoni ndërmerr iniciativa dhe përgjegjësi ndaj proceseve që  e përcaktojnë ardhmërinë e tij.

“Vlerësoj se bashkërisht mundemi shumë, vlerësoj se kemi miq që na mbështesin dhe na ndihmojnë, kemi interes të përbashkët të jetojmë në rajon evropian dhe jemi shumë afër që të mos gjejmë zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. Ne kemi detyrim serioz që të bëjmë gjithçka që të mos lejojmë që gjeneratave të ardhshme t’u lëmë barrën e raporteve reciproke, diçka që gjenerata e kaluar, por edhe e jona nuk ka arritur tërësisht ta tejkalojë”, deklaroi Osmani.

Read more

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Bullgaria kërcënon me veto

Bullgaria mbetet e prerë se do të bllokojë Maqedoninë e Veriut të fillojë negociatat me BE-në nëse nuk pranon se identiteti dhe gjuha maqedonase kanë rrënjë bullgare. Ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva, tha se  Bullgaria është e gatshme të mbajë barrën e bllokimit, por përgjegjësia do të bjerë edhe mbi politikanët në Maqedoninë e Veriut

“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar prej vitesh dhe kjo mua më habit që juve u duket diçka e re. Po do të mbajmë përgjegjësinë tonë, ne jemi të mësuar të mbajmë përgjegjësi. Por shumë do të doja që edhe kolegët në Shkup ta kenë përgjegjësinë e tyre. Duhet këtë ta theksoj se nuk ka shumë të tillë që e mbështesin zgjerimin, posaçërisht për vendet e Ballkanit. Dhe këtë mundësi mendoj se Shkupi nuk duhet ta lëshojë”, deklaroi deklaroi Ekaterina Zaharieva.

Mass: Bëjmë përpjekje që fqinjët të gjejnë zgjidhje

Ministri gjerman i Punëve të Jashtëm Hajko Mass tha se do të bëjnë përpjekje deri në momentin e fundit që mes dy fqinjëve të ketë marrëveshje. “Kjo është parakusht për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare dhe do të vazhdojmë të punojmë, në pajtueshmëri me kërkesat e të dy palëve”, tha Hajko Mass.

Nord-Mazedonien Heiko Maas zu Besuch in Skopje (picture-alliance/dpa/C. Soeder)Mass: Bëjmë përpjekje që fqinjët të gjejnë zgjidhje

Çka do të sjellë Samiti i Sofjes

Kryeministri Zoran Zaev pret që samiti i nesërm në Sofje të dërgojë edhe një herë mesazhin e hapjes së kapitujve të parë, respektivisht mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të BE-së me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë të Veriut.

“Nesër pres mbështetje serioze për rrugën evropiane të të gjashtë shteteve anëtare të Ballkanit Perëndimor, të cilët janë kandidatë dhe duan më shpejtë të jenë anëtarë të plotë të BE-së. Dhe sigurisht që pres që samiti i Berlinit, nesër, të dërgojë edhe një herë mesazhin në fillim të negociatave, respektivisht hapjen e kapitujve të parë, respektivisht mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të BE-së me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë të Veriut”, deklaroi Zoran Zaev.

Nesër (10 nëntor) në kuadër të Procesit të Berlinit me të cilin këtë vit bashkëkryesojnë Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, do të mbahet Samiti i Sofjes, ku do të takohen liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor. Në këtë takim pritet të miratohet plani për realizimin e zonës ekonomike rajonale.DW

Etiketa: “Maqedonia e VeriutkompromisiKryeministri Zoran ZaevSamiti i SofjesShkupiShqiperiaSofjaZoran Zaev

Të Lidhura

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

nga 27
21:02 | 05/06/2026
0

Një takim i kryeministrit Edi Rama me banorët e Zvërnecit është shoqëruar me tensione dhe një incident të rëndë ditën...

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

nga 27
20:46 | 05/06/2026
0

Gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, një murgeshë katolike mori fjalën duke përcjellë një mesazh të fortë mbi gjendjen sociale...

Para
Çfarë ndodh nëse plotësohen 550 shtretërit në spitale? Flet Ogerta Manastirliu (film)

Çfarë ndodh nëse plotësohen 550 shtretërit në spitale? Flet Ogerta Manastirliu (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026
Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

20:46 | 05/06/2026
Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

20:40 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –
  • Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –
  • Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com