Pacientët me Covid-19 presin në autoambulancë? Pipero zbulon arsyen: Nëse përkeqësohet situata… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pacientët me Covid-19 presin në autoambulancë? Pipero zbulon arsyen: Nëse përkeqësohet situata…

06:44 | 10/11/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara –

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët! –

Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë? –

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn –

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero ka folur rreth masave kufizuese që do të zgjasin për tre javë. Në intervistën për Fax News.

Pipero ka pranuar se këto masa i paraprijnë një mbyllje totale, që në mendimin e tij nuk do të përsëritet në vendin tonë.

“Natyrisht që vendimin për mbylljen dhe unë e kam dëgjuar nga mediat. Të gjithë biem dakord që mbyllja nuk është zgjidhja por është e detyruar nga rritja e shifrave. Është një vendim i cili po merret në të gjitha vendet e botës. Unë kam kërkuar që të kufizohen kapacitetet e bareve dhe restoranteve, duke hequr tavolinat, Vendimi për masat e reja kufizuese i paraprin një mbylljeje totale. Në mendimin tim nuk do të ketë një karantinë të plotë të dytë”, tha Pipero.

Pipero iu përgjigj edhe ankesave të qytetarëve se pacientët presin në autoambulanca, ku edhe trajtohen se janë ezauruar vendet tek Infektivi. Pipero e mohoi duke treguar si qëndron e vërteta.

“Unë besoj që asnjë nga këto që po më thoni ju, të paktën në dijeninë time nuk qëndron aq sa po e nënvizoni. Unë përditë kaloj nëpër pavijone, përditë shikoj të sëmurë. Natyrisht ka momente të caktuara kur prurjet në urgjencë janë më të mëdha se shtretërit në urgjencë, por jo në spital dhe duhet disa minuta, ndoshta dhe më shumë se kaq që të sistemohen, pra të kalojnë në pavijon personat që janë në urgjencë dhe të futen edhe të tjerë. Nuk është kaq e thjeshtë të administrosh një pacient nga autoambulanca në urgjencë dhe nga urgjenca lart në pavijon. Secila procedurë do kohën e vet dhe shpesh duket sikur “obobo munguan vendet”. Në fakt është procedura që zgjat sepse kemi të bëjmë me jetën e qytetarit dhe duhet të jemi të përgjegjshëm në cdo hallkë të shërbimit shëndetësor ndaj pacientëve.

Natyrisht, edhe unë nuk do të doja të kishim pritje me autoambulancë jashtë por besoj që në rast se koha e nevojshme për të ofruar shërbimin mund të zgjaste më pak, besoj që shërbimi nuk mungon por duhet dhe pak durim për tu sistemuar sepse kemi të bëjmë me raste shpesh të rënda që duan kujdes të vecantë jo vetëm mjekësor por kryesisht reanimator dhe nuk duam të gabojmë në asnjë hallkë të ofrimit të shërbimit mjekësor. Dua të theksoj që ndoshta shumë shpejt situata mund të diktojë hapjen e spitaleve të ashtu quajtura për Covid 3 dhe 4 në Tiranë, por edhe të rajonaleve, i cili nuk është një opsion që nuk po diskutohet dhe ezaurohet. Do të donim të kishim sa më pak të sëmurë, por nëse do jetë nevoja, edhe kapacitetet e spitaleve rajonale do vihen në dispozicion të pandemisë”, u shpreh Pipero.

Etiketa: COVID-19koronavirusPëllumb Pipero

Të Lidhura

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara –

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara –

nga 27
19:44 | 07/04/2026
0

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi, i cili u shpall fajtor për veprën penale të pastrimit të...

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët! –

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët! –

nga 27
19:14 | 07/04/2026
0

Nga Nazim Rashidi Qëndrimi i gabuar me vite se “Maqedonia është vetëm e maqedonasve dhe pastaj e të tjerëve”, për...

Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë? –

Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë? –

nga 27
18:27 | 07/04/2026
0

Protesta pas heqjes së subvencionit të naftës është shoqëruar me tensione mes vetë fermerëve, ku ata që morën pjesë në...

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn –

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn –

nga 27
18:10 | 07/04/2026
0

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në lidhje me çështjen e sterilizimit,...

Para
Dëbohen nga shtëpia burrat që dhunojnë gratë, sa është gati Shqipëria për zbatimin e ligjit të ri?

Dëbohen nga shtëpia burrat që dhunojnë gratë, sa është gati Shqipëria për zbatimin e ligjit të ri?

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara –

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara –

19:44 | 07/04/2026
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët! –

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët! –

19:14 | 07/04/2026
Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë? –

Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë? –

18:27 | 07/04/2026
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn –

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn –

18:10 | 07/04/2026
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:40 | 07/04/2026

Më Të Lexuarat

  • “Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara –
  • Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët! –
  • Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë? –
  • Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn –
  • Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
  • Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara –
  • Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com