Studentët në Compiegne të Francës kanë protestuar kundër mbajtjes hapur të shkollave për shkak të mungesës së sigurisë shëndetësore.
Sipas studentëve, mbajtja hapur e shkollave ka rrezikshmëri të lartë infektimi nga koronavirusi. Situata është tensionuar kur protestuesit kanë ndezur zjarre jashtë ambienteve të shkollës dhe kanë goditur makinat e policisë.
Në video shihen disa studentë teksa thyejnë xhamin e makinës dhe përpiqen t’a përmbysin. Autoritet franceze bëjnë me dijë se janë arrestuar 4 persona dhe një zjarrëfikës është lënduar në përpjekje për të shuar flakët.
Mësohet se zjarrëfikësi është jashtë rrezikut për jetën. Kujtojmë se vetëm në 1 javë Franca ka regjistruar 374,129 raste pozitive me COVID-19, ku dhe kanë humbur jetën 3,420 persona.