Frika e opozitës shqiptare nga diplomacia e havjarit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Frika e opozitës shqiptare nga diplomacia e havjarit

14:31 | 08/11/2020
në Kryesore
0

Nga Ilir Babaramo

Në korrikun e vitit 2013 fituesi i zgjedhjeve organizoi një pritje në Hotel Sheraton. U dyndën aty të gjithë ata që e mbajnë veten si pjesë e elitës së Tiranës. Kishte aty evazorë, denonciatorë me dhe pa pagesë të ambasadave, oligarkë. Nuk mungonte asnjë nga frymët e vdekura të qytetit. Të gjithë në rresht për të shitur sërish shpirtin tek Çiçikovi i radhës.
Ra gjithashtu në sy servilizmi i atyre ambasadorëve që përpiqeshin të rregullonin marrëdhëniet me shefin e ri të gubernës. Ishte aty ambasadori që deri pak javë më parë kishte nisur drejt Brukselit raportet më perfide. Ishte aty ambasadori tjetër, ai që e kishte cilësuar burrë shteti shefin e mëparshëm të gubernës, pak orë pasi ishin vrarë katër protestues me duar në xhepa. Madje, si për t’i mbyllur çdo derë shprese opozitës edhe delfinin e tij e kishte cilësuar yll në ngjitje.
Kështu ka ndodhur gjithnjë, kështu po ndodh dhe kështu do jetë gjithmonë. Kemi qenë gjithë kohën naivë se zgjedhjet në vendet e mëdha mund të ndikojnë tek fitorja e njërës palë në Shqipëri. Një eksperimet i refleksit të pakushtëzuar që ka shkaktuar zhgënjime në të dyja krahët, si kur ka fituar Bush, ashtu dhe kur ka fituar Obama. Shtetet e Bashkuara vetëm në një rast mund të implikohen drejtëpërdrejtë, madje dhe vrazhdë në zgjedhjet e një vendi. Vetëm kur preken interesat strategjike të botës së lirisë. Dhe në rastin e Shqipërisë, vetëm kur në bazën e Pasha Limanit të shfaqet sërish gjenerali Zheleznov.

Nuk ka kancelari në botë që nuk e di se asnjë krah i politikës shqiptare nuk mund të bjerë nën influencën e Kremlinit. Kahjen atlantiste të Shqipërisë nuk mund ta ndryshojë dhe sikur Enver Hoxha të ngrihet nga varri, sepse shqiptarët janë kombi më atlantist në botë. Askush nuk mund t’i hynte një aventure të tillë.
Atëherë si shpegohet që diplomatët që ndjekin dosjen e Shqipërisë në kancelaritë e mëdha mbajnë përgjithësisht anën e qeverisë në konfliktin politik permanent shqiptar? Ka dy shpegime: ose ideja fikse e ruajtes së stabilitetit, ose ajo që njihet në komunitetin e tyre si diplomacia e havjarit.
Termi “diplomacia e havjarit” lindi pak vite më parë për shkak të Azerbajxhanit. Disa zgjedhje rresht, vëzhguesit ndërkombëtarë u përfshinë në një skenë enorme korrupsioni. Eurodeputetë, ambasadorë, vëzhgues që ndiqnin dosjen e këtij vendi merrnin sistematikisht zarfa të majmë dhe si gjest të bujarisë tipike orientale sasi të mëdha havjari. Kjo skemë korruptive u çmontua nga ambasadorja Glover, një emër shumë i njohur dhe në Shqipëri, e cila ka denocuar të gjitha vjedhjet elektorale tek ne, duke filluar nga ato të 26 majit të famshëm 1996. Shumë nga pasionantët e havjarit azer tashmë jo vetëm kanë humbur postet, por disa prej tyre janë ende në pranga.
A e refuzojnë “havjarin” gjithë diplomatët që mbulojnë Shqipërinë? Dhe më naivi në botë nuk do vinte dorën në zjarr. Gjatë viteve të fundit ka shumë shembuj që ngrenë dyshime të besueshme. Me shumë të drejtë opozita aktuale mund të ndjehet e frustuar, ashtu siç ndjehej opozita e një dekade më parë. Por, le të flasim për sikletin e opozitës aktuale. Në momente kyçe janë ndjerë të izoluar ndërkombëtarisht. Shkak mund të jenë të dyja opsionet, stabilokracia ose havjari.
Opozita duhet heqë dorë nga ky kompleks, të çlirohet nga ky frustim. Nuk duhet të intimidohen nga telefonatat që mund t’u bëhen si në emër të stabilokracisë, si për shkak të havjarit. Vetëm, nëse nuk janë të shantazhueshëm. Këtë mund ta bëjnë njerëz të lirë. Këtë mund ta realizojnë sokratët e vuajtur.
Njerëzit e lirë nuk kanë frikë nga Amerika.
Shtetet e Bashkuara respektojnë njerëzit e lirë.
Ka vetëm një rrugë për të shpëtuar vendin nga vjedhja e mundshme e zgjedhjeve; të ngrenë dallgën e zemërimit popullor.Të mos frenojnë më turmën të pushtojë Bastijën.
Berisha është nga njohësit më të mirë të Hygoit. Duhet ta dijë thënien e tij: “As gjithë ushtritë e botës nuk mund të mbysin një ide, të cilës i ka ardhur koha”.

Read more

Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15 –

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës –

Liverpool rëndohet psikologjikisht para ndeshjes me PSG, humbje e thellë me City-n –

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë –

Le t’ia japë si këshillë Bashës.

Etiketa: Ambasadoridelfinidiplomacia e havjaritgubernëHotel SheratonIlir Babaramoopoziteshqiptar

Të Lidhura

Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15 –

Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15 –

nga 27
16:34 | 04/04/2026
0

Forcat iraniane dhe amerikane vazhdojnë përpjekjet për të gjetur pilotin e zhdukur pas rrëzimit të një avioni F-15 amerikan mbi...

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës –

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës –

nga 27
16:22 | 04/04/2026
0

Zyrtarisht, detyra e Presidentit të Kosovës i ka kaluar kryeparlamentares Albulena Haxhiu, pasi Vjosa Osmanit i përfundoi sot mandati. Akti...

Liverpool rëndohet psikologjikisht para ndeshjes me PSG, humbje e thellë me City-n –

Liverpool rëndohet psikologjikisht para ndeshjes me PSG, humbje e thellë me City-n –

nga 27
16:14 | 04/04/2026
0

Liverpool u mund 4:0 ne Etihad Stadium, duke u eliminuar ne cerekfinalen e FA Cup nga City. Nje rezultat qe...

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë –

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë –

nga 27
14:52 | 04/04/2026
0

Dy persona ranë në prangat e bluve të Rajonit nr.4 në kryeqytet, autorë të disa vjedhjeve, së fundmi të një...

Para

Komedia në zi/ Shuhet artisti i madh, Koço Devole

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15 –

Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15 –

16:34 | 04/04/2026
Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës –

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës –

16:22 | 04/04/2026
Liverpool rëndohet psikologjikisht para ndeshjes me PSG, humbje e thellë me City-n –

Liverpool rëndohet psikologjikisht para ndeshjes me PSG, humbje e thellë me City-n –

16:14 | 04/04/2026
Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë –

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë –

14:52 | 04/04/2026
SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit –

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit –

14:18 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15 –
  • Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës –
  • Liverpool rëndohet psikologjikisht para ndeshjes me PSG, humbje e thellë me City-n –
  • Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë –
  • SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit –
  • Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15 –
  • Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com