Idrizi: E kemi detyrim kushtetues bashkimin dhe identitetin kombëtar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Idrizi: E kemi detyrim kushtetues bashkimin dhe identitetin kombëtar

16:22 | 18/05/2016
në Uncategorized
0

Mesila Doda: Shqiptarët kudo që janë duhet të jenë bashkë në një shtet të fortë që quhet Shqipëri

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim idrizi nuk heziton të ritheksojë idenë e bashkimit të shqiptarëve, dhe për këtë i referohet Kushtetutës së Shqipërisë, në të cilën theksohet qartë sipas tij, aspirata për bashkimin kombëtar të shqiptarëve. Në takimin përmbyllës të fushatës së anëtarësimeve të reja, në Pogradec, Idrizi theksoi se  shqiptarët nuk duhet të kthehen në tifozë të politikës, por të anëtarësohen në PDIU për ta ndryshuar politikën

“Ne e kemi detyrim kushtetues, i ftoj të gjithë politikanët që të lexojnë preambulën e Kushtetutës së Shqipërisë, ku flitet që ne e kemi aspiratë bashkimin dhe identitetin kombëtar dhe kjo është PDIU. Ju jam shumë mirënjohës për praninë tuaj këtu, për zërin tuaj, i cili do të bashkohet me forcën e PDIU-së. Ne jemi të bindur miqtë e mi, se vetëm duke qenë bashkë do të jemi një parti më e fuqishme, një zë më i fuqishëm. Kur them që ftoj politikanët shqiptarë të lexojnë preambulën e Kushtetutës, kam parasysh faktin, që ne nuk u nisëm nga një padrejtësi familjare, personale, por ne kthyem kokën pas për amanetin e të parëve. E mbajtëm kokën lart si shqiptarë të Çamërisë dhe si shqiptarë, të cilët e duam Shqipërinë, jo me njerëz të dobët, të varfër, të përçarë, të ndarë ashtu si na do politika shqiptare e të dy krahëve. Ne e duam në radhë të parë shqiptarin me dinjitet dhe dinjiteti vjen duke qenë të qartë për identitetin kombëtar, duke qenë të qartë dhe krenarë se ne jemi shqiptarë që kemi dhënë shumë, jo vetëm këtij vendi, por i kemi dhënë shumë edhe historisë së kombeve më të zhvilluara”, tha Shpëtim Idrizi.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

pdiuKryetari i PDIU-së i bëri ftesë shqiptarëve të anëtarësohen në PDIU, në mënyrë që të ndryshojnë politikën, pasi sipas tij politikanët kërkojnë ti mpijnë me një opium, që në Parlament të mos diskutohet për hallet e problemet e qytetarëve.

“Keni parë politikën për 25 vjet. Miqtë e mi shihni çdo të enjte Kuvendin e Shqipërisë, me të cilin edhe ne që jemi aty shumë herë na vjen turp, që bëhemi pjesë e saj. Shihni politikën, se si në atë Parlament flitet për gjithçka, por vetëm për ligje, vetëm për ekonominë, vetëm për prosperitetin e shqiptarëve, vetëm për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm nuk flitet. Pse? Sepse ata duan t’ju japin ju, t’ju mpijnë me një opium njerëzor, që ju të mos kuptoni dhe të ktheheni thjesht dhe vetëm në tifoz. Jo! Ne jemi qytetarë të dorës së parë, ne duam qeverisje të mirë, ne duam Parlament që të falsë për hallet dhe problemet dhe t’i japë zgjidhje shqiptarëve. E si do ta arrijmë ne miqtë e mi këtë gjë, duke bërë sehir ata njerëz që fatkeqësisht nuk janë ata që duhet t’ju përfaqësojnë juve, duke mbetur jashtë politikës, duke e konsumuar atë darkë për darkë, apo nëpër klube? Jo miqtë e mi! Unë ju ftoj të vini në PDIU, të futeni brenda poltikës shqiptare e ta ndryshojmë bashkë atë. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu, kjo është arsyeja pse ne përditë shkojmë dhe kontaktojmë në të gjithë trevat dhe qytetet e Shqipërisë. PDIU është nisur me zemër, por ne sot jemi nisur për t’u bërë një parti e madhe e të gjithë shqiptarëve, nga Tropoja, nga Lezha, nga Dibra, nga Tirana, nga Vlora, nga Pogradeci, nga Korça, kudo ku ka dhe rreh zemër shqiptari. E unë jam i bindur që edhe këtu në Pogradec ka djem e vajza patriotë, ka djem që e duan Pogradecin dhe gjithë Shqipërinë. Prandaj, unë ju ftoj të vini në PDIU, për bashkimin kombëtar të shqiptarëve, për të gjithë shqiptarët bashkë, për integrim europian që do të fillojë nga integrimi i shqiptarëve”, u shpreh Shpëtim Idrizi.

Deputetja e PDIU, Mesila Doda, duke folur gjate nje mbledhje te forumit te grave te Partise per Drejtesi Integrim dhe Unitet, ne hotel Tirana./r/n/r/nLawmaker, Mesila Doda, speaks during a meeting of the Women's Forum of the Party for Justice, Integration and Unity, in Tirana hotel.

Kurse deputetja Mesila Doda tha se shqiptarët kudo që janë duhet të jenë bashkë në një shtet të fortë që quhet Shqipëri.

“Para disa kohësh pashë një shkrim të Albin Kurtit që thoshte jo dy shtete shqiptare, jo dy shtete të dobëta, jo politikanë të fortë, por një shtet i vetëm, një Shqipëri e vetme, e cila duhet të jetë e fortë dhe do duhet të jetë shteti i shqiptarëve. Kam shumë dallime me Albin Kurtin, nuk e mendoj njësoj si ai për politikën e jashtme, për politkën e brendshme, ekonominë, por di të them që me zemër të gjithë ne shqiptarët duhet të jemi të fortë, duhet të jemi bashkë në një shtet të fortë, në një shtet amëtar, që duhet të quhet Shqipëri. Dhe kjo është shtylla kryesore e PDIU-së. Ne do punojmë për të pasur mundësi të kemi një shtet të fortë shqiptar dhe politikanë të dobët.  Nëse politikanët pushtetmbajtës mendojmë që do fuqizojnë pozitat e tyre duke i lënë shqiptarët të ndarë, të dobët, të pazhvilluar, në pak progres kështu siç janë sot, e kanë shumë gabim. PDIU është partia e cila në programin e saj ka mbi të gjitha bashkimin kombëtar, bashkimin e shqiptarëve si rrugën tonë të vetme të zhvillimit”, u shpreh Mesila Doda.

Deputeti Aqif Rakipi  tha: “Në zgjedhjet e ardhshme do t’i kemi të gjitha strukturat të ngritura, për arsye që të kemi sa më shumë deputetë dhe që mund t’ju ndihmojnë të gjithë juve, për hallet dhe promblemet që keni. Bashkohuni me ne, që të bëhemi faktor në politikën shqiptare.”

Ndërsa deputeti Tahir Muhedini u shpreh: “Ne jemi forca e katërt politike në Parlamentin Shqiptar, por pretendimet tona janë shumë më të mëdha. Ne këtu në Qarkun e  Korçës, me punën tuaj duhet të nxjerrim deputetin nga PDIU. Duhet të kemi një gjë të qartë, që programi i forcës tonë politike është program për shqiptarët kudo që janë.  Ftoj të gjithë të rinjtë dhe qytetarët e Pogradecit të bashkohen me PDIU-në”.

Deputetet e PDIU, Shpetim Idrizi, Aqif Rakipi dhe Mesila Doda, gjate Keshillit Kombetar te Partise Drejtesi, Integrim dhe Unitet, organizuar ne hotel Tirana./r/n/r/nLawmakers, Shpetim Idrizi, Aqif Rakipi and Mesila Doda, during the National Council of the Party for Justice, Integration and Unity, organized in Tirana hotel.

Arbër Kulla, kryetari i PDIU për Pogradecin theksoi: “Ne të rinjtë me vlerat që përfaqësojmë duhet të bëhemi pjesë e PDIU-së. Çështjet e PDIU-së janë kuazat që aspiron çdo i ri. Ju bëj thirrje të gjithë të rinjve t’i bashkohen PDIU-së, nëse doni që zëri juaj të dëgjohet. Nëse jeni të zhgënjyer nga partitë e mëdha dhe ndjeheni të pavlerësuar, bashkohuni me ne.”

Në këtë mënyrë të gjithë anëtarët e PDIU-së do t’i drejtohen kutive të votimit në datën 21 maj, për të zgjedhur strukturat në çdo qytet e fshat, si dhe për të zgjedhur kryetarin e partisë me parimin një anëtar, një votë. Në zgjedhjet e 21 majit do të jenë dy kandidatë për kryetarë të PDIU-së. Shpëtim Idrizi, kryetari aktual dhe Halil Hyseni që mban postin e zëvendësministrit të Jashtëm. Përpara se të shkojnë në votim, ditën e shtunë, ata do t’i prezantohen publikut me platformat e tyre, në një dëgjesë publike e cila do të mbahet në datën 19 maj.

Etiketa: Aqif RakipidinjitetiMesila DodaPDIU PogradecPreambula e KushtetutësShpetim IdriziTahir Muhedini

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Franc Kafka dhe vajza me kukull

Franc Kafka dhe vajza me kukull

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com