Specialistja e promocionit të Shëndetit Publik në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës, Mimoza Zoraqi ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.
Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se Zoraqi ishte një zonjë e mrekullueshme që rrezatonte mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë.
“Dje u nda prej nesh, për shkak të Covid-19, Mimoza Toska Zoraqi, specialiste e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës. Eshtë një nga ata lajme që të shkaktojnë një hidhërim të papërshkrueshëm. Moza ishte një zonjë e mrekullueshme, që rrezatonte veç mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes. U prehsh në paqe, e paharrueshmja Moza!”,- shkruan Manastirliu.