KE-Shqipërisë: Progres në reforma, korrupsioni mbetet problem shqetësues – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KE-Shqipërisë: Progres në reforma, korrupsioni mbetet problem shqetësues

09:09 | 07/10/2020
në Kryesore
0
Workers hoist EU flags up in front of EU headquarters in Brussels on Friday May 27, 2005. The EU will be watching closely on Sunday a referendum in France on the EU Constitution. A "no" vote would make France the first country to reject the landmark treaty, a result that could throw Europe's forward momentum into disarray, especially if the Dutch follow the French lead in their referendum three days later. (AP Photo/Virginia Mayo)

Komisioni i BE-së vlerëson, se Shqipëria ka përparim vendimtar drejt hapjes së negociatave. Komisioneri Várhelyi, e kushtëzoi hapjen zyrtare të negociatave të pranimit me bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese.

Lajmi i mirë vjen nga komisioneri i zgjerimit, Olivér Várhelyi. Ai e dha këtë lajm kur paraqiti  në Bruksel, të martën ( 06.10) raportin vjetor për progresin në zbatimin e reformave themelore në vendet e Ballkanit Perëndimor, Paketën Vjetore të Zgjerimit dhe Planin Ekonomik dhe të Investimeve për Balllkanin Perëndimor, 2021-2027. “Shqipëria ka bërë tashmë një përparim vendimtar dhe është pranë përmbushjes së kushteve të vendosura nga Këshilli Europian lidhur me konferencën e parë ndërqeveritare, ” tha të martën komisioneri Várhelyi

Vendimin e Këshillit Europian në Mars të këtij viti për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, komisioneri Várhelyi, e sheh të lidhur me metodologjinë e re të zgjerimit. “KE ka përforcuar politikën e zgjerimit në tri pista: metodologjinë që ꞔoi në vendimin e shteteve anëtare për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë  e Veriut, gjë që tregon mbajtjen e premtimeve nga BE; angazhimin e vendeve partnere në BP për reforma të mëtejshme; mbështetjen për rimëkëmbjen ekonomike dhe konvergjencën e rajonit me BE, me anë të Planit Ekonomik dhe të Investimeve, që KE sapo ka miratuar,” theksoi Várhelyi.

Mesatarisht e përgatitur

Raporti e quan “politikën e besueshme të zgjerimit një investim gjeostrategjik për paqe, siguri dhe rritje ekonomike në gjithë Evropën, aq më tepër në kohën e rritjes së sfidave dhe ndarjeve globale”. “Perspektiva e vendosur dhe e bazuar në meritat e anëtarësimit të plotë të BP në BE është në vetë interesin politik, të sigurisë dhe ekonomisë të BE”, theksohet në raport.

Oliver Varhelyi (EU/Gent Shkullaku)Oliver Varhelyi

Për Shqipërinë dhe Maqedonisë e Veriut, KE pret që konferencat e para ndërqeveritare të mblidhen sa më shpejt të jetë e mundur pas miratimit të kornizave negociuese nga Këshilli Europian. Komisioni i BE-së (KE) e vlerëson Shqipërinë të jetë mesatarisht e përgatitur për reformën e administratës së saj publike dhe sistemin gjyqësor. “Rivlerësimi i përkohshëm i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve (procesi i vetingut) ka përparuar në mënyrë të qëndrueshme, duke vazhduar të prodhojë rezultate të prekshme, duke përmbushur kushtin për Konferencën e parë Ndërqeveritare. Deri tani janë përpunuar më shumë se 286 dosje, duke çuar në 62% shkarkime, kryesisht për çështje që lidhen me pasuri të pajustifikuara apo dorëheqje,” vë në dukje raporti i KE.

Komisioneri Olivér Várhelyi, e kushtëzoi hapjen zyrtare të negociatave të pranimit me bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese. Niveli i përgatitjes së Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit cilësohet ”i një farë niveli” dhe progresi “i mirë.” “Dënimet përfundimtare për zyrtarë të nivelit të lartë mbeten të kufizuara. Organet e specializuara antikorrupsion të sapothemeluara (SPAK dhe Gjykatat kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) pritet ta forcojnë ndjeshëm kapacitetin e përgjithshëm për të hetuar dhe ndjekur penalisht korrupsionin. Në përgjithësi, korrupsioni mbetet i përhapur dhe është një shqetësim serioz, ” konstaton KE në raportin e tij.

Albanien Tirana | Parlament (DW/A. Ruci)

Lufta kundër krimit të organizuar

Një kusht tjetër i plotësuar nga Shqipëria për konferencën e parë ndërqevetitare të BE është lufta kundër krimit të organizuar, ku ajo ka “një farë përparimi,” vërehet në raport. “Përpjekjet duhet të vazhdojnë për të siguruar rritjen e ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare, si dhe luftën kundër pastrimit të parave dhe konfiskimin e pasurive që burojnë nga krime e pasuri të tjera të pajustifikuara,” rekomandon KE.

Lidhur me të drejtat themelore të njeriut raporti i KE konstaton që Shqipëria është në përputhje me instrumentet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe ka zhvilluar kuadrin e saj ligjor në përputhje me standardet evropiane. Por për të drejtën e pronës, raporti i KE rekomandon që “të vazhdojnë përpjekjet për të çuar përpara procesin e regjistrimit dhe kompensimit të pronës”.

Me “një farë përgatitjeje e vlerëson raporti Shqipërisë edhe për të drejtën e shprehjes. Lidhur me paketën ligjore “Anti shpifje” raporti konstaton që “ndryshimet ligjore nuk janë në lartësinë e standardeve ndërkombëtare dhe parimeve të lirisë së medias dhe ngrenë shqetësime për rritjen e censurës dhe autocensurës dhe pengesat e mundshme ndaj lirisë së shprehjes në vend”. Raporti vëren që kjo paketë ligjore është duke u ripunuar nga maxhoranca qeverisëse sipas rekomandimeve të Komisionit  të Venecias.

Lidhur me plotësimin e kritereve ekonomike KE konstaton që Shqipëria është mesatarisht e përgatitur për ekonominë funksionale të tregut. “Ende nuk e ka përmirësuar sigurinë ligjore për biznesin. Pandemia COVID-19 i ka përkeqësuar dobësitë strukturore dhe rënia ekonomike e shkaktuar prej saj ka eliminuar disa nga arritjet”, vëren KE./DW

Read more

Horoskopi për ditën e sotme, 24 shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 24 shkurt 2026 –

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

Etiketa: Këshilli EuropianKomisioneri i Zgjerimitkorrupsionilufta kunder krimitOliver Varhelyireforma

Të Lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 24 shkurt 2026 –

nga 27
07:49 | 24/02/2026
0

DASHI Qielli po ju vë në provë, jo për t’ju ndëshkuar: për t’ju ndihmuar të rriteni. Jeni në një fazë...

Parashikimi i motit për sot, 17 Dhjetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 24 shkurt 2026 –

nga 27
07:43 | 24/02/2026
0

Ditën e sotme moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura. Reshjet...

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

nga 27
23:18 | 23/02/2026
0

Duke iu referuar konkretisht, situatës së krijuar në Gurët e Murrizit, Ngjeqari ka sqaruar se fenomenet e rrëshqitjeve masive nuk...

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

nga 27
22:40 | 23/02/2026
0

Këtë të hënë, për 5 orë në Këshillin për Mandatet u shqyrtua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të...

Para
Grevistët e Uzinës në Poçem të Mallakastrës: Ne jemi të vdekur, jemi zhytur në borxhe!

Naftëtarët e Ballshit në ditën e 10 të grevës, përkeqësohet gjendja shëndetësore

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 24 shkurt 2026 –

07:49 | 24/02/2026
Parashikimi i motit për sot, 17 Dhjetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 24 shkurt 2026 –

07:43 | 24/02/2026
“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

23:18 | 23/02/2026
Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

22:40 | 23/02/2026
Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

22:18 | 23/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi për ditën e sotme, 24 shkurt 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 24 shkurt 2026 –
  • “Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –
  • Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –
  • Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –
  • Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi për ditën e sotme, 24 shkurt 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 24 shkurt 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com